Nimbus - Startupi fitues i çmimit të parë në Startup Live Tirana

Nimbus – Startupi fitues i çmimit të parë në Startup Live Tirana


Në datat 19, 20 dhe 21 Maj, në ambientet e Tirana Business Park u organizua eventi i përvitshëm, Startup Live Tirana. Startup Live Tirana është një event në të cilin të rinjtë konkurojnë me ide të ndryshme inovative të aplikueshme në fusha të ndryshme të biznesit. Business Magazine pati kënaqësinë të ishte pjesë e Startup Live Tirana si media partner e këtij eventi. Pjesëmarrësit e këtij viti ishin më së shumti studentë me profile të ndryshme por edhe sipërmarrës të rinj në hapat e parë të biznesit të tyre.

Startup-i fitues i vendit të parë në Startup Live Tirana, ishte projekti Nimbus. Për t’u njohur më shumë me grupin dhe projektin e tyre fitues, Business Mag pati kënaqësinë të zhvillojë një intervistë ekskluzive.

BM: Përshëndetje grupi Nimbus! Na tregoni më shumë rreth projektit tuaj, të cilin juria e vlerësoi me çmimin e parë. Si lindi ideja e tij? Çfarë risie sjell? Kujt do t’i shërbejë dhe ku do ofrohet?

Përshëndetje Business Mag. Ideja e NimBus na lindi rreth një vit më parë dhe erdhi si rrjedhojë e lëvizjes tonë të shpeshtë me autobus, si me linjat interurbane dhe gjithashtu ato ndërkombëtare, të cilat këtu në Shqipëri kanë mungesë organizimi dhe informacioni rreth tyre është i paktë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Startup Live TiranaNimBus është një aplikacion në web që i shërben transportit publik dhe privat në Shqipëri, e thënë me fjalë të tjera, një sistem rezervimi online për biletat e autobusëve. Ky sistem do të ofrojë shërbimin e rezervimit të biletave online në kohë reale dhe në mënyrë të sigurtë dhe njëkohësisht do të sigurojë informacion të saktë mbi vlefshmërinë e çmimeve dhe disponueshmërinë për të gjitha kompanitë e autobusëve që operojnë në Shqipëri. Të gjitha këto shërbime do të përmblidhen në një platformë të vetme, e cila do t’i shërbejë klientëve të thjeshtë, agjencive të udhëtimit, si dhe kompanive të autobusëve, pra të gjithë klientëve B2C dhe B2B.

BM: Cili është ekipi që punon me këtë projekt? Grupi u formua gjatë Startup Live apo morët pjesë të 6-të si grup?

Ne morëm pjesë në Startup Live të 6-të si grup dhe ekipi jonë është i përbërë përkatësisht nga:

  • Aldaro Deme, 25 vjeç, Master Shkencor në Inxhinieri Informatike, Universiteti Epoka.
  • Evis Dosari, 24 vjeç, Master Shkencor në Inxhinieri Informatike, Universiteti Epoka.
  • Mario Arizaj, 20 vjeç, Viti II Bachelor në Informatikë Ekonomike, Universiteti Epoka.
  • Nensi Dosari, 20 vjeç, Viti II Bachelor në Informatikë Ekonomike, Universiteti Epoka.
  • Tedi Çela, 25 vjeç, Master Profesional në Inxhinieri Informatike, Universiteti Politeknik i Tiranës.
  • Romina Guni, 23 vjeç, Bachelor në Inxhinieri Ekonomike, Universiteti Politeknik i Tiranës

BM: Çfarë ju shtyu të bëheshit pjesë e Startup Live Tirana?

Besimi tek ideja që kishim ishte tepër e madhe dhe gjithashtu dëshira për të marrë pjesë në një startup qëndronte prej kohësh. Na u desh pak kohë për të qartësuar çdo detaj të asaj çka dëshironim të zhvillonim dhe mesa duket Startup Live Tirana ishte aty në momentin e duhur.

BM: Duke qenë se jeni shumë të rinj a ishte e vështirë për ju të bënit pitching përpara jurisë?

Normalisht kur e di se je para një jurie që do të të vlerësojë në dy minuta atë projekt me të cilin ne jemi marrë me orë e ditë të tëra, emocionet janë të mëdha. Por gjithsesi, në momentin që ne vendosëm se do të merrnim pjesë në këtë konkurs, morëm parasysh gjithçka. Ndonjëherë sado i përgatitur të jesh, emocionet janë të pashmangshme, e rëndësishme është të besosh vërtetë në atë çfarë do të krijosh. Ky besim ishte ajo çfarë na dha forcë për t’ja dalë mbanë.

BM: Çfarë mësuat nga kjo eksperiencë? A e prisnit çmimin e parë?

Startup Live Tirana na dha një eksperiencë të paharrueshme. Na mësoi të bashkëpunojmë nën efektin e kohës, na mësoi hapat e parë të zhvillimit të një biznesi dhe më së shumti na mësoi se me punë dhe vullnet mund të arrihet gjithçka. Gjithashtu patëm mundësi të njiheshim dhe të shkëmbenim mendime me të gjithë mentorët e pranishëm, të cilët na ndihmuan me eksperiencën e tyre në fushat përkatëse. I gjithë eventi ishte për ne një frymëzim i madh që në momentin e parë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Duke e parë idenë tonë, përveçse një risi, si një nevojë aktuale e Shqipërisë, duke e analizuar në çdo detaj produktin dhe aftësitë tona për ta realizuar dhe gjithashtu bazuar në opinionet e mentorëve dhe pjesëmarrësve të tjerë kishim realisht besimin se ishim një potencial i mundshëm për të fituar.

BM: Si i vlerësoni idetë e tjera? A kishte konkurencë të fortë midis jush?

Kishte ide shumë të mira dhe grupe që punuan fort dhe u prezantuan mjaft mirë, kishte gjithashtu dhe konkurentë, të cilët ndoshta kishin investuar në idetë e tyre më shumë se ne në atë moment, gjë që na bëri ta ndjenim konkurencën.
Startup Live Tirana

BM: A keni menduar për ndonjë bashkëpunim me institucionet publike apo private duke qenë se është një projekt që prek të gjithë komunitetin?

Sigurisht që kemi menduar për një bashkëpunim të tillë dhe jemi momentalisht duke u përpjekur për realizimin e këtij qëllimi.

BM: Çfarë strategjie marketing keni vendosur të përdorni në vazhdimësi?

Për momentin jemi të fokusuar në zhvillimin e produktit, pa të cilin projekti nuk është i realizueshëm. Në momentin e parë që do të kemi një produkt fillestar gati për t’u testuar, vëmendja jonë do të zhvendoset në strategjinë e marketingut që do të ndiqet.

BM: Cilat janë planet për të ardhmen? Çfarë do bëni me çmimin që fituat?

Ndërkohë që për projektin kemi filluar punën, jemi në pritje të komunikimit të kushteve përkatëse për tërheqjen e çmimit që fituam. Ky çmim patjetër që do të vihet në funksion të nevojave të fillimit të biznesit. Kemi besim se brenda një viti e gjithë ajo çfarë nisi si një ide, do të jetë e realizuar dhe në funksion të të gjithë njerëzve.

BM: Ju urojmë suksese në vazhdim!

/Artikulli u publikua më parë në faqen 62 të numrit 14 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 14 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0