Nga janari, të vetëpunësuarit do të tatohen me 15% për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë - Business Magazine Albania

Nga janari, të vetëpunësuarit do të tatohen me 15% për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë

Nga janari i viti i ardhshëm, individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të duhet të paguajnë më shumë taksa, në formën e tatimit mbi të ardhurat nga biznesi. Qeveria ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2023, ku parashikon rritje të ekonomisë me normë 2.6%. Por për vitin e ardhshëm duket se nuk ka ndryshime thelbësore që vijnë nga paketa fiskale.

Një ndryshim i cili parashikohet të jetë në fuqi në janar të vitit 2023 është ai qe prek të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime profesionale dhe që do të tatohen në mënyrë progresive.

Kjo kategori që deri më tani nuk taksohej pasi përfitonte nga lehtësitë si biznes i vogël, për të ardhurat nga 0 deri në 14 milionë lekë nga veprimtaria e tyre do të tatohet me 15%.  Ndërsa nëse kalojnë këtë nivel të ardhurash norma e tatimit shkon në 23%. Lista me profesionistët e lirë që do të përfshihen në këtë skemë taksimi do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, pas miratimit të ligjit. Po njëlloj do të tatohen edhe të ardhurat nga biznesi për individët tregtar, pra subjektet e vogla .

Ndërkohë që nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.

Shpenzimi i zbritshëm do të aplikohet në masën  60 % të  ardhurave për veprimtaritë prodhuese;  90 % të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtaritë artizanale dhe atyre zejtare; 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Gjithashtu pritet qe me ndërhyrjet e reja financat kanë rishikuar edhe pragun për deklaratën vjetore të të ardhurave personale.

Nëse aktualisht detyrimin për dorëzimin e saj pranë Tatimeve e kanë të dypunësuarit dhe individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë, tashmë më ligjin e ri kufiri ulet. Sipas formulës së re, do të duhet që të gjithë individët që marrin të ardhura vjetore nga puna më shumë se 1.2 milionë lekë të plotësojnë deklaratën e të ardhurave.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin.”
— Uinston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0