Wikipedia ndalon përdorimin e tekstit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale në shkrimin e artikujve - Business Magazine Albania

Wikipedia ndalon përdorimin e tekstit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale në shkrimin e artikujve

Wikipedia ndalon përdorimin e tekstit të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale në shkrimin e artikujve

Inteligjenca Artificiale (AI) po hyn gjithnjë e më shumë në botën e medias dhe të redaktimit. Për këtë arsye, shumë faqe interneti po vendosin rregulla të qarta se si mund të përdoret ajo. Këtë javë, Wikipedia mori një vendim të rëndësishëm: ndaloi përdorimin e tekstit të krijuar nga AI nga ana e redaktorëve të saj. Megjithatë, nuk e ndaloi plotësisht përdorimin e AI-së në procesin e punës editoriale.

Sipas politikës së re, tani thuhet qartë: “Përdorimi i modeleve të mëdha gjuhësore (LLM) për të gjeneruar ose për të rishkruar përmbajtjen e artikujve është i ndaluar.” Ky rregull i ri e zëvendëson një formulim të mëparshëm që ishte më i vagët, ku thuhej vetëm se “LLM-të nuk duhet të përdoren për të krijuar artikuj të rinj të Wikipedia-s nga e para”.

Pse u mor ky vendim?

Përdorimi i AI-së në artikujt e Wikipedia-s është bërë një çështje e debatuar fort mes komunitetit të madh të redaktorëve vullnetarë. Disa redaktorë ishin të shqetësuar se teksti i gjeneruar nga AI mund të ketë gabime, të shpikë informacion ose të mos jetë i besueshëm. Raporton 404 Media se politika e re u vu në votim nga redaktorët dhe u miratua me një rezultat shumë bindës: 40 vota për 2 vota kundër.

Lexo edhe:Fundi i privatësisë në Instagram? Çfarë ndodh me mesazhet e tua pas 8 majit

Çfarë lejohet ende?

Edhe pse ndalon tekstin e gjeneruar nga AI, politika e re lë hapësirë për përdorim të kufizuar të inteligjencës artificiale:

  • Redaktorët mund të përdorin LLM-të për të sugjeruar ndryshime të thjeshta gramatikore ose stilistike në tekstin që kanë shkruar vetë.
  • Ata mund të pranojnë disa nga këto sugjerime, vetëm pasi t’i kenë kontrolluar me dorë.
  • Është e rëndësishme që AI-ja të mos shtojë përmbajtje të re ose të ndryshojë kuptimin e tekstit origjinal.

Wikipedia paralajmëron se duhet pasur kujdes, sepse shpeshherë AI-të “shkojnë përtej asaj që u kërkohet” dhe mund të ndryshojnë kuptimin e fjalisë në mënyrë që informacioni të mos përputhet më me burimet e cituara. Wikipedia tani ndalon që redaktorët të përdorin ChatGPT, Grok, Claude apo çdo AI tjetër për të shkruar ose rishkruar artikujt e saj. Lejohet vetëm ndihma e lehtë për korrigjim teksti, por gjithmonë nën kontrollin dhe përgjegjësinë e njeriut. Ky vendim synon të ruajë cilësinë, saktësinë dhe besueshmërinë e enciklopedisë më të madhe në botë, e cila vazhdon të mbështetet kryesisht te njohuritë dhe puna e njerëzve.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart

Subtotal: 600.00L

View cartCheckout

1