Nga Holly Branson, Ja çfarë thotë e bija për Richard Branson

Nga Holly Branson, Ja çfarë thotë e bija për Richard Branson


Nuk jeni kurrë i (e) moshuar për të mësuar dhe kurrë i (e) ri (re) për të mësuar të tjerët.

Dita e sotme (më 5 Nëntor) shënon vitin e tretë të Ditës “Sillini Prindërit Tuaj” të LinkedIn (Bring in Your Parents Day a.k.a BIYP Day), një ditë që na inkurajon të gjithëve t’i kushtojmë vëmendje brilancës së prindërve tanë dhe për t’i ftuar që të flasin më shumë rreth jetëve tona.

një ditë në zyrë me Richard Branson-e bija Holly-businessmag

Kur u lançua për herë të parë si nismë dita e BIYP, unë ftova babain tim për të shpenzuar një ditë me mua në punë: ishte fantastike. Ndërsa Richard Branson ka qenë gjithmonë nën “projektorin e dritave”, ai gjithmonë ka bërë rolin e babait dhe ishte shumë bukur ta shihje kësaj rradhe brenda kontekstit të zyrës.

Babai ka njohuri të jashtëzakonshme në biznes, unë kam qenë gjithmonë e frymëzuar nga idetë e tij inovative për të ardhmen. Por ajo që më habiti më shumë gjatë vizitës së tij në zyrë, ishte aftësia e tij për të angazhuar, inkurajuar dhe gjallëruar këdo që kishte rreth vetes.

E bija e Richard Branson-Bring in Your Parents Day-businessmag

Për aq kohë me sa kujtoj unë, kjo ka qenë aftësia më e madhe e babit. Nuk është diçka për të cilën i është dashur të punojë me të, por më tepër diçka tek e cila ka besuar gjithnjë: Ne duhet t’i trajtojmë të tjerët ashtu siç do donim që të na trajtonin.

Mund të duket deklaratë shabllon, por respekti, barazia dhe mirësjellja janë mënyrat më të thjeshta për të krijuar një kulturë “infektuese” në kompani plot me pasion dhe njerëz të motivuar. Kjo është mënyra se si punojmë në Virgin, dhe jam shumë me fat që jam pjesë e saj.

Richard Branson-e bija Holly-bring in your parents day-businessmag

Vizita e babit në ditën e BIYP më duket si një kujtim i largët, dhe që nga ajo kohë përgjegjësitë e mia brenda Grupit Virgin janë rritur. Ne kemi patur shumë më tepër mundësi gjithashtu për të bashkëpunuar dhe ndarë aftësi që nga ajo kohë, me babin i cili i bashkohej vizitave të mia në një numër kompanish të Virgin Group. Ndihem krenare që mund t’i tregoj atij rreth gjërave fantastike që ndodhin në Virgin dhe ta përditësoj në lidhje me projektet me të cilat po punoj. Ai ka ditur gjithmonë të japë këshillat e duhura.

Nuk besoj se ka ndonjë kohë kur ne mund të rreshtim së mësuari nga prindërit tanë, por ka diçka që të bën krenare (që të shpërblen) kur arrin në një moshë kur ti mund të “ndërrosh” vendet me ta dhe të ndash dhe ti gjithashtu gjërat e bukura dhe emocionuese që ke mësuar. Ende më mirë kur pasionin e shpërndan.

Ju inkurajoj të krijoni kohë për prindërit tuaj, t’u bëni atyre pyetje, të ndani dijet dhe ajo që është më e rëndësishmja, që të mos i nënvlerësoni ata!

Gëzuar Ditën e “Sillni Prindërit Tuaj”!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0