Nga Elon Musk dhe CEO i Google, pse disa drogëra po përdoren tani edhe gjatë punës dhe jo thjesht në kohën e lirë - Business Magazine Albania

Nga Elon Musk dhe CEO i Google, pse disa drogëra po përdoren tani edhe gjatë punës dhe jo thjesht në kohën e lirë

Sipërmarrësit e Silicon Valley, duke përfshirë Elon Musk dhe bashkëthemeluesin e Google Sergey Brin, janë pjesë e një lëvizjeje për përdorimin e drogës gjatë punës, që ata shpresojnë se do të rrisë fokusin, do të përmirësojë jetën dhe do të prodhojë përparime në biznes.

Përdorimi rutinë i drogës në botën e korporatave ka lënë bordet dhe liderët e biznesit të luftojnë me përgjegjësitë për një fuqi punëtore që përdor shpesh drogë. Në pararojë janë drejtuesit e teknologjisë dhe punonjësit që shohin psikedelikët dhe substancat e ngjashme, mes tyre psilocybin, ketaminë dhe LSD, si porta drejt përparimeve të biznesit.

Musk merr ketaminë, ndërsa Brin ndonjëherë shijon kërpudhat magjike. Drejtuesit e firmës Founders Fund, e njohur për investimet e saj në SpaceX dhe Facebook, kanë organizuar festa që përfshijnë psikedelikët.⁠⁠

Detajet e përdorimit të drogës nga Musk, vijnë nga njerëz që e panë atë duke përdorur ketaminë dhe të tjerë me njohuri të drejtpërdrejta për përdorimin e saj.

Në një postim në Twitter, pas publikimit të lajmit, Musk tha se besonte se ketamina është një mënyrë më e mirë për të luftuar me depresionin, në krahasim me antidepresantët të përshkruar më gjerësisht si “zombifikimi” i njerëzve.

Lëvizja nuk është një eksperiment mjekësor, por një praktikë që është bërë për shumë një pjesë rutinë e të bërit biznes. Ajo vjen me rreziqe të varësisë dhe abuzimit. Shumica e drogërave janë të paligjshme.

Silicon Valley ka pasur prej kohësh një tolerancë ndaj përdorimit të drogës, por fenomeni po shqetëson disa kompani dhe bordet e tyre, të cilët kanë frikë se mund të bëhen përgjegjës për aktivitetet e paligjshme, sipas konsulentëve.⁠⁠

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0