"NËSE NUK JE VAZHDIMISHT INOVATIV, dikush tjetër do të jetë"

“NËSE NUK JE VAZHDIMISHT INOVATIV, dikush tjetër do të jetë”


Kush është Iralda Mitro?

Profesioni / Fusha e Ekspertizës: Informaticiene, Project Management

Pozicioni aktual në kompani: Business Development Manager

Info shtesë: Ndër të tjera mban titullin CAPM, i cili është një Çertifikim Ndërkombëtar nga Instituti PMI

Hobi: Udhëtimet, Fotografitë

1. ebuy, një emër intrigues në botën e shitjeve online që të sjell ndërmend platformën ebay. Ka ndonjë histori mbi këtë përzgjedhje emri?

Ashtu si çdo brand tjetër, sigurisht që ka një histori në përzgjedhjen e emrit të ebuy.al. Emri është zgjedhur për “electronic buy“ në fillim, dhe ngjasimi me ebay është rastësor dhe deri diku problematik, pasi na ka sjellë ngatërresa në shkrim dhe shqiptim tek ata klientë shqiptarë që nuk e njohin mirë anglishten.

2. Kur kërkon ebuy.al në internet, rezulton se është një platformë online ku tregtohet në një vend të vetëm një gamë e gjërë produktesh. Si erdhët deri këtu? Platforma tjetër e zhvilluar nga ju, Ikub.al, si ka ndihmuar në lançimin e ebuy?

Duke qënë në botën e portaleve online, në kompaninë ikub.al ne e kemi parim të ndjekim tendencat më të reja të teknologjisë së informacionit. Ideja e një portali e-commerce ka qënë prej shumë kohësh në planet tona, por ishte viti 2013 kur në nivel manaxhimi morëm vendimin për të konkretizuar këtë iniciativë. Asokohe nuk kishte konkurrentë në treg, të këtij formati alla “Amazon“ që ne donim të sillnim për Shqiptarët, pra çdo gjë në një vend të vetëm. Ka qënë sfidë dhe rrugë e vështirë sigurisht, sepse tregu shqiptar nuk është aq i lehtë për t’u arritur, por për habinë tonë, i kaloi pritshmëritë që në vitin e parë. Ebuy.al u shndërrua shumë shpejt në destinacionin kryesor të blerjeve online për shqiptarët. Përsa i përket portalit ikub.al, në fillimet tona ka qënë media kryesore ku është promovuar ebuy.al, dhe shumë prej ndjekësve besnikë të ikub.al tashmë janë blerës të rregullt edhe në ebuy.al.

3. Cili ishte produkti i parë që shitët? Gjeografikisht, deri ku arrini të shkoni me produktet tuaja? Keni plane për tu zgjeruar më tej në të ardhmen?

Kategoria që ka më shumë blerës, padyshim që ështe Veshje (më së shumti veshje për gjininë femërore). Nëse do të përmendja disa nga produktet më të shitur: bluza e Kombëtares Shqiptare, bizhuteritë, Selfie stick, aksesorë për celularë, lente me ngjyrë, etj.

Gjeografikisht arrijmë kudo në Botë, sepse janë shërbimet postare shumë të mira me të cilat bashkëpunojmë, që arrijnë tashmë në çdo adresë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Përsa i përket planeve në vijim, mund t’ju them me bindje se, kur fillon një biznes të tillë, nuk ka rrugë të mesme, apo të qëndrosh në vend. Nëse nuk je vazhdimisht inovativ, dikush tjetër do të jetë. Ndaj planet janë për tu zgjeruar dhe sidomos për të sjellë risi në tregun e paeksploruar shqiptar.

4. Cilat janë format dhe mënyrat e pagesave që aplikoni? Jeni përshtatur ju me kërkesat e klientëve apo po tentoni t’i edukoni ata mbi mënyrën e të blerit online?

Mënyrat e pagesës në ebuy janë: Cash në momentin e dorëzimit ose me kartë krediti. Kur e nisëm këtë iniciativë, plani fillestar që zbatuam ishte të edukonim klientët me blerjet online, duke i asistuar ata me një durim të hekurt për ta kryer porosinë vetë në sistem. Pas analizës së muajve të parë, feedback të klientëve dhe shumë studimeve që kryem, ndryshuam strategji, duke u orientuar drejt realizimit të shitjes sa më shpejt dhe lehtë. Rezultoi një vendim i suksesshëm, dhe është një prej pengesave që do të kisha dashur ta kapërcenim edhe më herët.

Artikulli u publikua më parë në faqen 32 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

5. Duke qenë një formë e re biznesi në Shqipëri, të gjesh staf të kualifikuar që të aktivizohet në Tregtinë Online mund të mos jetë dhe aq e lehtë. Keni pasur vështirësi? Si keni vepruar?

Për modele biznesi të kësaj kategorie, Shqipëria ka patur gjithmonë mangësi për staf, sidomos para vitit 2010. Megjithatë, vitet e fundit kanë funksionuar një sërë organizmash edukativë, të cilët kanë ndihmuar për të gjetur staf relativisht të mirë. Mjafton të përmend se në disa prej degëve Universitare të orientuara drejt IT, zhvillojnë edhe Lëndën e-commerce. Nga ana tjetër, parimi im është: mjafton pasioni dhe vullneti, dhe cdo fushë e re mund të bëhet fushëbeteja e suksesit tënd.

6. Në këtë biznes, cili rol ka më shumë rëndësi, zhvilluesi teknik apo zhvilluesi i biznesit?
Nuk mund të ndaj njërin apo tjetrin, pasi i konsideroj njëlloj të rëndësishme. Nëse mendoni se me të pasur një platformë funksionale e shumë të bukur, ia keni dalë mbanë, nuk është kështu. E-commerce është Tregëti në kuptimin e plotë të fjalës, ndaj kërkon aftësi të zhvillimit të Tregtisë shumë të mira.

7. Shitjet online vs atyre tradicionale? Listoni 3 përparësi të shitjeve online, pra përse klientët duhet të blejnë online?

Përparësitë janë të shumta, megjithatë unë po i personalizoj paksa për mentalitetin shqiptar:
1. Mësoni çdo detaj për produktin që do të blini, pa presionin e kohës apo të shitësit,
2. Direkt nga rehatia e shtëpisë suaj dhe
3. Përfitoni nga ofertat ekskluzive vetëm online!

8. Duke patur parasysh se tashmë teknologjia e zhvilluar të jep mundësinë të matni audiencat, ti njihni nga vijnë dhe nga cilët browser apo pajisje blejnë, na jepni dot një vlerësim; Sa % blejnë nga PC, nga Smartphone, nga Tabletët?

Është tashmë një fakt i njohur nga të gjithë që ‘everything is going mobile’, dhe e-commerce nuk kishte përse të bënte dallim. Unë do të bëja një ndarje tjetër për t’ju përgjigjur saktë, ku vizitat/klikimet janë të një raporti: 50% PC, 45% Mobile, 5% Tablete.

Nëse flasim për blerjet, ato kanë një raport tjetër në ebuy.al, ku prejardhja është më së shumti nga PC për momentin, pasi shqiptarët janë akoma herët për të patur aq vetëbesim të blejnë nëpërmjet Smartphone (pavarësisht se ne iu kemi ofruar të blejnë nëpërmjet të gjithë kanaleve, përfshirë aplikacion mobile).

9. Si do të jetë e ardhmja e Tregtisë Online në Shqipëri, për mendimin tuaj?

Unë kam bindjen e plotë se tregtia online në Shqipëri do të ketë zhvillimin që ka patur edhe në vende të ngjashme me ne. Shqiptarët janë një klientelë shumë pozitive, që e ka përthithur shumë shpejt këtë mënyrë të blerjeve, duke e zëvendësuar me blerjet tradicionale.

Në ditët e para të lançimit të ebuy, përbënte lajm dhe surprizë çdo porosi që bëhej në sistem.

Madje sot që e rikujtoj, operatorët entuziazmoheshin pasi kishin marrë lajmërim në sistem për një porosi të re. Çdo porosi u trajtua sigurisht me kujdesin maksimal, në mënyrë që klientët të mbeteshin të kënaqur, dhe të bëheshin blerës të rregullt.

Të njëjtën cilësi, madje gjithmonë e duke u rritur, ne vazhdojmë ta mbajmë edhe sot, duke e kuruar si pikën tonë më të fortë dhe që na diferencon në treg.

Artikulli u publikua më parë në faqen 32 të nr. 7 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0