Pothuajse një e katërta e fëmijëve të moshës 5-7 vjeç zotërojnë telefona inteligjentë! - Business Magazine Albania

Pothuajse një e katërta e fëmijëve të moshës 5-7 vjeç zotërojnë telefona inteligjentë!

telefon

Përdorimi i mediave sociale është rritur që prej vitit të kaluar ku gati dy në pesë fëmijë përdorin shërbimin e mesazheve WhatsApp, pavarësisht moshës minimale prej 13 vjeç.

Rregullatori i komunikimit ka paralajmëruar se zbatimi i rregullave nga prindërit po vjen duke u zvogëluar. Ai gjithashtu theksoi se shifrat duhet të jenë një thirrje zgjimi për industrinë që të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët.

Në studimin e tij vjetor të marrëdhënieve të fëmijëve me median dhe botën online, Ofcom deklaroi se përqindja e fëmijëve të moshës 5-7 vjeç që përdornin shërbimet e mesazheve ishte rritur nga 59% në 65%.

Numri në mediat sociale u rrit nga 30% në 38%, ndërsa për transmetimet live u rrit nga 39% në 50%. Pak më shumë se 40% raportohet se luajnë lojëra në internet, nga 34% një vit më parë.

Mbi gjysma e fëmijëve nën 13 vjeç përdorën mediat sociale, në kundërshtim me shumicën e rregullave të platformave të mëdha, dhe shumë pranuan se gënjejnë për të pasur akses në aplikacione dhe shërbime të reja.

“Unë mendoj se kjo është një thirrje zgjimi për industrinë. Ata duhet të marrin parasysh përdoruesit që kanë, jo përdoruesit që termat dhe kushtet e tyre thonë se kanë”, tha Mark Bunting, nga Grupi i Sigurisë Online i Ofcom.

“Ne e dimë për një kohë të gjatë që fëmijët, nën kufirin e moshës në shumë prej aplikacioneve më të njohura, po i përdorin gjerësisht ato aplikacione dhe kompanitë tani janë nën një detyrim ligjor për të ndërmarrë hapa për t’i mbajtur ata fëmijë të sigurt”, shtoi ai.

 

studim

 

Disa aktivistë kanë shprehur revolten se duan që kufijtë e moshës të vendosen për përdorimin e smartfonëve dhe ato ekzistuese të shtohen për mediat sociale.

Megjithatë, tashmë është rasti që shumica e telefonave të poseduar nga fëmijët ka të ngjarë të jenë siguruar nga prindërit, pasi nën 18-vjeç askush nuk mund të nënshkruajnë kontrata, dhe shumica e operatorëve nuk shesin telefona me pagesë nën 16-vjeç.

Shumë prindër u japin fëmijëve telefona sepse duan të jenë në gjendje t’i kontaktojnë ose t’i gjurmojnë përmes celularit të tyre.

Vetëm një e treta e prindërve e dinë kërkesën e duhur për moshën minimale për shumicën e platformave të mediave sociale. Por, ata janë gjithashtu më pak të gatshëm për të zbatuar rregullat që dinë. Sipas një studimi tre në dhjetë prindër ishin të gatshëm të lejonin një fëmijë të moshës 5-7 vjeç të kishte një profil në rrjetet sociale edhe nëse ishte nën moshën minimale të lejuar për aplikacionet, një rritje kjo në krahasim me vitin e kaluar. Raporti thekson se prindërit mund të jenë “të dorëhequr” për të mos qenë në gjendje të kontrollojnë jetën e fëmijëve në internet,

Zoti Bunting tha se kishte disa rezerva për prindërit rreth kësaj çështje:

“Mund të mos bëhet fjalë për parandalimin e përdorimit të plotë për fëmijët nën 13 vjeç, gjë që mendoj se është shumë e vështirë në shoqërinë e sotme. Por, prindërit mund të flasin me fëmijët e tyre për përdorimin e sigurtë të këtyre shërbimeve. Dhe ne do t’i inkurajonim ata ta bëjnë këtë” .

bbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0