Ndërtoni një biznes që ju shërben ju dhe jo një në të cilin jeni skllav


A po përpiqeni të çoni  produktet/shërbimet tuaja në tregjet përkatëse dhe për këtë arsye nuk fitoni biznese të reja?
A jeni të frustruar duke ndjekur biznesin tuaj dhe si rezultat fitoni të ardhura të kufizuara çdo muaj?
A jeni i shqetësuar se po shpenzoni shumë kohë në biznesin tuaj dhe si rezultat nuk po ndërtoni asgjë për të shkuar më tej apo të keni liri për të bërë gjëra të tjera?

Nëse këto situata janë të njohura për ju, do të thotë se:

  • Ju nuk keni krijuar një strategji.
  • Proceset tuaja në treg janë të gjitha të gabuara.
  • Ju keni besim të tepruar të TI-së në biznesin tuaj dhe nuk keni angazhuar mendësinë dhe kulturën e duhur.

Mos jini skllevër të kohës, parave dhe biznesit tuaj … Të punosh në mënyrë të zgjuar është çelësi për krijimin e lirisë … Lirisë së zgjedhjes.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Në këtë artikull do të zbuloj se si t’i jepni fund këtij problemi dhe të ndërtoni një biznes që ju shërben dhe jo një që ju bën skllav.

Pjesa më e bukur është që ju mund të merrni këtë rezultat, edhe nëse besoni se e keni provuar më parë dhe nuk ka funksionuar … dhe pa pasur nevojë të imagjinoni se si funksionon biznesi pa ju; dhe nëse besoni se rrjedhat e shumëfishta të të ardhurave kërkojnë më shumë kohë dhe punë, nuk është nevoja të shqetësoheni. Do të funksionojë për ju gjithashtu!

Si e di unë që kjo është e mundur? Sepse e kam kaluar vetë më përpara …

Më kujtohet kur e humba punën; ndodhi gjatë recesionit ekonomik dhe si rezultat nuk ishin shumë punë të tjera që paguanin nivelin e të ardhurave që kisha. Ashtu si çdokush tjetër kisha faturat për të paguar dhe përgjegjësitë dhe e gjitha që mendoja ishte “çfarë do të bëj unë tani? …” “Nga do të vijnë këto para?” … “Si do të gjej një punë tjetër?”

Ndjeva dhimbje, panik dhe frikë ….

• Dhimbja, ishte krenaria ime dhe fakti që humba punën dhe po përpiqesha të paguaja faturat.
• Panik, aty ku isha, ambienti rreth meje dhe çfarë po ndodhte me mua.
• Frikë, se nuk do të gjeja një zgjidhje dhe se gjërat do të shkonin më keq!

Dhe pastaj ndodhi gjëja më e keqe …

Pasi u bashkova për të konkurruar në shumë vende të ndryshme pune kundër qindra personave dhe duke parë që marrëdhëniet e mia personale filluan të prishen për shkak të presionit – Thashë … mjaft.

Sapo mora vendimin për të ndryshuar dhe për të jetuar një jetë ku nuk jam skllav i biznesit tim, atëherë ndodhi kjo; Fillova të negocioja me veten se gjërat duhej të ndryshonin dhe është e mahnitshme që kur ju ndryshoni mentalitetin dhe qëndrimin ndaj diçkaje, gjërat fillojnë të realizohen.

Isha duke dëgjuar një emision radiofonik ku po flisnin për punësimin dhe gjendjen aktuale të ekonomisë. Gjatë intervistës më kapi veshi atë që doli se ishte këshilla më e mirë e dëgjuar ndonjëherë …

“Nëse nuk mund të gjeni një punë … krijoni një të tillë”, këto fjalë goditën tek unë menjëherë.

Me këtë frymëzim të ri që gjeta fillova të mendoj për atë që mund të bëja … Ftillova aftësitë e mia, eksperiencën dhe çfarë rrjeti mund të kisha.

Kam ndërtuar shumë strategji të ndryshme, të cilat u kanë shërbyer shumë bizneseve. “Ndërtoni një biznes që u shërben çështjeve aktuale të bizneseve të tjera” – mund ta quani këtë ‘Konsulencë’.

Industria dhe kompania me të cilën po punoja, kishte problem rekrutimin e punonjësve, por gjithashtu ata po përballeshin me sfidën për stabilizim dhe normalisht kur besimi kthehet, ata dëshirojnë të rriten.

Por, ata nuk kishin burime për ta bërë këtë – kështu që do të mbështeteshin tek kontraktorët derisa të siguronin njerëzit në ato pozicione përsëri. E pra kjo ishte… ne ishim futuristë duke parashikuar këtë dhe duke u thënë kompanive në këtë industri që ne mund të merrnim ato kontrata dhe të fillojmë të mbushim boshllëqet që ata kishin!

Me një thjeshtësi dhe qartësi të tillë mund të kthehesha në rrjetin tim dhe të paraqisja një propozim që ndryshoi jetën time …

Në vetëm 6 javë, kisha fituar një kontratë me ish punëdhënësin tim. Brenda 3 muajve të ardhshëm pata 8 klientë të rinj; nga muaji i 60-tw i biznesit kam pasur kontrata që shkonin mbi 1.2 milionë paund. Por, pikërisht këtu lindën dhe problemet e ardhshme.

Kush do ta bënte gjithë punën? Kështu që vendosa të thërras rrjetin tim dhe të gjeja të tjerë që ishin në pozicion të ngjashëm me mua (qw kishin humbur punën e tyre). U kërkova që të vinin të bashkëpunonin me mua dhe unë do t’i paguaja.

Në këtë fazë biznesi im ndryshoi nga të qenit një biznes për konsulencë në një platformë për profesionistët e papunë që duan të kthehen në të vetëpunësuar. 12 muaj pas përshtatjes së modelit kemi pasur 300 profesionistë të vetëpunësuar në rrjet, klientë dhe vlera kontrate deri në 4 milionë paund dhe kisha oferta për biznesin tim … Kështu që e shita atë …

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Në 18 muaj, jo vetëm që isha larguar nga vetmia dhe errësira, por kisha shitur një biznes për 7 shifra. Kjo ishte e gjitha për shkak të asaj që unë sot e quaj: “Katër shtyllat për të udhëhequr industrinë tuaj.”

Kur implementoni hapat e mëposhtëm mund të prisni:
1. Mendësinë e duhur për sukses në biznes
2. Fuqinë e strategjisë, jo taktikës
3. Të jeni në gjendje të zhvilloni sisteme që do t’ju çlirojnë nga biznesi juaj
4. Kuptoni rëndësinë e biznesit në të cilin ndodheni; kjo ndryshon me kalimin e kohës!

HAPI 1: KRIJONI MENDËSINË E DUHUR

Problemi më i madh për njerëzit që hyjnë ose janë në biznes sot është se ata bëjnë gjithçka që të sillet rreth tyre. Është biznesi i tyre, teknologjia e tyre, fëmija i tyre … Pa ta – asgjë nuk ndodh.

Arsyeja që kjo ndodh është sepse ata kur fillojnë biznesin e tyre janë bërthama e tij – ata krijojnë një zgjidhje për klientët e tyre dhe pastaj bllokohen në ciklin e të qenit të vetmit persona që mund të realizojnë gjithçka.

Kjo i fut brenda disa kornizave dhe do t’i kufizojë në atë që mund të bëjnë, ku mund të shkojnë dhe sa mund të ndërtojnë, sepse bëhet 100% e asaj që përcaktojnë të ardhurat.

Gjëja më e rëndësishme për të mësuar këtu është se sapo të keni ndërtuar një zgjidhje, ju duhet të ndryshoni modelin tuaj dhe kjo kërkon që së pari të ndryshoni mentalitetin tuaj.

Ju duhet të filloni të adaptoni një mendësi se tani jeni pronar i një sistemi jo krijues i një zgjidhjeje. Sistemi tani është bërthama e biznesit, jo ju.

Mendësia shkon nga fillimi dhe drejtimi i një biznesi në zotërimin e biznesit. Kur filloni të lëvizni drejt një mentaliteti pronari, ju e kuptoni se në të vërtetë nuk keni për të menaxhuar dhe ekzekutuar sistemin, ju do të keni në bord burime të tjera për ta bërë këtë, duke ju lejuar të lëvizni zinxhirin në strukturën e biznesit, të arrini shitje më të larta.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Kjo është diçka që kam adaptuar në biznesin tim të parë dhe gjithashtu në biznesin tim të tanishëm. Kur fillova për herë të pare, mendësia ishte: vetëm unë … Kam punuar shumë për të marrë klientët dhe në fillimet e mia, kam qenë unë ai që punoja për ofrimin e shërbimit. Kjo është koha për ciklin e parave – po shkëmbeni kohën tuaj për para. Kam kuptuar se ndërsa po i shërbeja një klienti nuk mund t’i shërbeja një klienti tjetër që do të thotë se kam qenë i kufizuar në sindromën 100% x 1.

Ndërsa fillova të ndryshoj qëndrimin tim ndaj punës dhe hoqa dorë nga egoja ime – zhvillova një plan për shpërndarjen e sistemit dhe më pas udhëhoqa të tjerët për të bërë punën në këtë sistem – menjëherë koha ime u lirua dhe isha duke fituar ndërsa të tjerët po jepnin.

Kjo më lejoi të përqëndrohesha tek klientët premium dhe të filloja të rrisja vlerën për para dhe jo kohën – ndërkohë që ndërtova një ekip specialistësh të jashtëzakonshëm për të menaxhuar dhe zbatuar modelin bazë të biznesit; Pata kohën dhe mundësinë për të ofruar nivele më të larta shërbimi për tarifa më të larta.

HAPI 2: STRATEGJIA

Shumë njerëz në biznes humbasin objektivin e ndërtimit të strategjive pasi nuk luajnë me taktikat; strategjitë janë plani kryesor i ekzekutimit dhe taktika është mjeti ose kanali nëpërmjet të cilit strategjia ekzekutohet. Kur kaloni shumë kohë taktikisht jo strategjikisht, do të humbisni.

Strategjia është GPS për suksesin tuaj; taktika është vetëm makina … nëse nuk keni drejtime do të ndiqni pa kuptim një destinacion kot. Arsyeja numër një që tregon kur jeni taktik dhe jo strategjik është kur kërkoni përgjigje të sakta:

  • “Sa duhet të paguaj për …”
  • “Çfarë rezultatesh duhet të pres …”
  • “A do të më marrë mua klienti im …”

Ky është një qëndrim taktik, ku përgjigjet janë të pamundura për t’u arritur dhe të parëndësishme. Të gjithë e bëjmë këtë herë pas here; megjithatë shumë njerëz në biznes bëhen të varur nga këto përgjigje, sepse nuk kanë krijuar një plan apo në këtë rast një strategji.

Ky është një hap i thjeshtë dhe i shpejtë për të lëvizur nga taktika në strategji:

  1. Vendosni qëllimin tuaj përfundimtar – çfarë është ajo që doni të arrini.
  2. Planifikoni një afat kohor duke filluar që sot.
  3. Vendosni momentet kyçe që nevojiten.
  4. Në mes të çdo momenti që dëshironi, krijoni mikro qëllime.
  5. Mikro qëllimet janë gjëra që mund t’i arrini shpejt dhe lehtë.
  6. Tani shikoni afatin kohor që nga sot duke ecur përpara, cili është hapi i parë?

Çfarëdo qoftë hapi i parë, ju doni t’i bwni vetes këto 3 pyetje:

  1. Çfarë është në të vërtetë kjo?
  2. Çfarë duhet bërë për ta arritur këtë?
  3. Kush / Çfarë mund ta realizojë këtë?

Çelësi i këtij parimi është: ju nuk po kërkoni përgjigje të sakta, po kërkoni rrugën drejt rezultatit. Kjo ju lejon të planifikoni në mënyrë efektive. Afatet kohore me metodën e kundërt (reverse engineering) janë një nga mënyrat më të fuqishme të ndërtimit të strategjive dhe kur disiplinon veten duke pyetur Çfarë / Kush në vend të SI ju filloni të krijoni strategji.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Duke zbatuar këtë në veprimet tuaja, ju do të zbuloni udhërrëfyesit ose GPS për qëllimin që dëshironi të arrini. Ne kishim një klient, i cili ishte mjaft kufizues në biznesin e tij; ai kishte një qëndrueshmëri që përpiqej të gjente përgjigjet e sakta për çdo gjë – Sa duhet të paguaj?, Ku duhet të tregtoj për të marrë fitimin më të mirë? Si mund të kërkoj më shumë për shërbimet e mia?

Të gjitha këto pyetje kishin të bënin me taktikën. Në këtë rast kemi punuar me klientin për strategjinë e blerjes – cili ishte klienti i tij ideal dhe çfarë rezultatesh dëshironte të krijonte.

Sapo identifikuam qëllimin përfundimtar, ne filluam të ndryshonim strategjinë dhe kjo ndërtoi planin e tij të veprimit – mes pikave kyçe klienti krijoi qëllime më të vogla (mikro-qëllime) dhe konstatoi kush /çfarë për këto mikro-qëllime.

Duke ndjekur rrugën e strategjisë ju do të rrisni blerjet e klientit dhe do të keni mundësi të fitoni klientë me pagesë më të lartë.

HAPI 3: SISTEMET

Njerëzit nuk e kuptojnë se kur ndërtojnë një zgjidhje dhe marrin një rezultat kanë ndërtuar një sistem …

Problemi këtu është perceptimi – ju tashmë keni përgjigjet, por nuk i keni sistemuar ato; për këtë arsye nuk mund ta angazhoni këtë në një proces dhe si rezultat jeni të kufizuar të jeni i vetmi person që mund të japë rezultatet për klientin tuaj. Pra, ndërtimi i sistemeve mund të jetë shumë i lehtë, më poshtë mund të lexoni hap pas hapi procesin:

  1. Identifikoni një klient ku ofrimi i shërbimit tuaj arrin rezultatin e dëshiruar
  2. Shkruani një histori të klientit dhe atë që keni bërë për të arritur rezultatin
  3. Duke filluar me rezultatin e pare, punoni kur keni bërë kontaktin e parë
  4. Ju do të keni një listë të pikave dhe veprimeve tuaja
  5. Duke filluar nga fundi i asaj liste dhe duke punuar më sipër, filloni t’i vendosni hap pas hapi së bashku.

Pasi ta keni bërë këtë, do të keni krijuar kornizën bazë të sistemit tuaj – ajo që ju duhet të shtoni janë aspektet e teknikave dhe aftësive. Pas përfundimit të kësaj do të keni një sistem ku mund të angazhoni burime të tjera që mund të fillojnë të japin shërbimin për ju.

Në këtë moment ju mund të lironi veten tuaj dhe të merrni persona të tjerë që të ofrojnë shërbimin për ju. Mos harroni se zotërimi i një biznesi nënkupton që ju zotëroni biznesin dhe rrjetin, jo pozicionet e punës.

Me kohën tuaj të lirë, tashmë mund të filloni që të fitoni klientë më të mëdhenj dhe të diversifikoni modelet e biznesit tuaj për të rritur të ardhurat tuaja.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Kohët e fundit kemi punuar me një klient, i cili në të vërtetë po merrte rezulate me klientët e tij, por mendonte se ishin kufizuar vetëm për të punuar me një numër të kufizuar njerëzish. Kur bëmë një analizim të thellë të proceseve të tyre, mësuam se ata po e përsërisnin të njëjtin shërbim për të gjithë klientët e tyre, por nuk e kishin konsideruar zhvillimin e një sistemi shpërndarës ose ta dokumentonin atë.

  1. Ne ndërmorëm një ushtrim për të prodhuar sistemin e shpërndarjes dhe pastaj e përmirësuam atë dy herë …
  2. Për të prodhuar sistemin që do t’u lejonte të trajnonin të tjerët për të ofruar në atë nivel, prodhuam një sërë udhëzimesh si dhe një e-book.
  3. Klienti është në procesin e marrjes së një specialisti tjetër në bord për të trajtuar seancat që ata përdorën dhe gjithashtu kanë lançuar një zgjidhje optimale për strategjinë, duke përdorur udhëzuesit e tyre pa pagesë dhe e-book për 10 dollarë.

Që nga adaptimi i sistemeve ata kanë regjistruar një rritje prej 17% në shitjen e programit të tyre kryesor, klienti tani ka 10 klientë që paguajnë 10 herë më shumë dhe shesin rreth 50 njësi e-book në muaj; duke krijuar rrjedha të shumëfishta të të ardhurave plus lirinë / fleksibilitetin.

Ky është sistemi prej 3 hapash që kam përdorur për të ndërtuar një biznes që ju shërben juve.

E kam zbatuar këtë me qindra klientë dhe rezultatet janë të qëndrueshme dhe të parashikueshme – për ta thënë shkurt – kjo funksionon sepse nuk bazohet në taktikat e “rezultatit të shpejtë” që përdorin të gjithë.

Shkruar nga Ketan Makwana, zhvillues biznesi
Përshtatur nga Anerola Torollari

/Artikulli u publikua më parë në faqen 30 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale