Musk merr një ‘marrëveshje sekrete’ - Business Magazine Albania

Musk merr një ‘marrëveshje sekrete’

Elon Musk të premten pretendoi se Komisioni Evropian i ofroi platformës X një “marrëveshje sekrete të paligjshme” për të censuruar “në heshtje” fjalën e lirë pasi komisioni e akuzoi atë për shkelje të ligjeve digjitale të BE-së.

“Komisioni Evropian i ofroi X-së një marrëveshje sekrete të paligjshme: nëse ne e censuronim fjalën e lirë në heshtje pa i thënë askujt, ata nuk do të na gjobisnin”, shkroi Musk në X. “Platformat e tjera e pranuan atë marrëveshje. X jo,” tha ai. “Ne presim një betejë shumë publike në gjykatë, në mënyrë që njerëzit e Evropës ta dinë të vërtetën”, shtoi ai.

Deklarata e Muskut erdhi si përgjigje ndaj Komisionit Evropian, i cili më herët tha se është në shkelje të Aktit të Shërbimeve Digjitale (DSA) në fusha të lidhura me “modelet e errëta, transparencën e reklamave dhe qasjen e të dhënave për studiuesit”. Komisioni paralajmëroi se, nëse konfirmohen pikëpamjet e tij paraprake, X mund të përballet me gjoba të rënda.

Komisioni Evropian e mohoi me vendosmëri pretendimin e Muskut, ku Komisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, pohoi se “nuk ka pasur – dhe nuk do të ketë kurrë – ndonjë ‘marrëveshje sekrete’ me askënd”.

“Për të qenë shumë të qartë: është ekipi JUAJ që i kërkoi Komisionit të shpjegojë procesin për zgjidhje dhe të sqarojë shqetësimet tona. Ne e bëmë atë në përputhje me procedurat e vendosura rregullatore”, tha ai në përgjigje të Muskut në X.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0