Micron ndërton fabrikën më të madhe të prodhimit të çipave në 20 vitet e fundit - Business Magazine Albania

Micron ndërton fabrikën më të madhe të prodhimit të çipave në 20 vitet e fundit

Kompania ”Micron Technology” njoftoi planet për të investuar rreth 15 miliardë dollarë deri në fund të dekadës për të ndërtuar një bazë të re të prodhimit të çipave në Boise, Idaho.
Kompania tha se do të jetë fabrika e parë e re e prodhimit të çipave në Shtetet e Bashkuara dhe do të krijojë rreth 17 000 vende të reja pune.
Micron vuri në dukje se ky njoftim është pjesë e synimit të tij për të investuar më shumë se 150 miliardë dollarë globalisht gjatë dekadës së ardhshme në prodhim dhe kërkim dhe zhvillim, duke përfshirë planet për të investuar 40 miliardë dollarë deri në fund të dekadës .

Lexo: Arritje historike për NASA-n, arrijnë të prodhojnë oksigjen në Mars

​Micron ndërton fabrikën më të madhe të prodhimit të çipave në 20 vitet e fundit
Në fillim të gushtit, presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një projekt-ligj për të ofruar 52 miliardë dollarë subvencione për të rritur prodhimin dhe kërkimin kombëtar të gjysmëpërçuesve në një përpjekje për të reduktuar varësinë nga Kina.

syracuse

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0