Meta apo Google, cili gjigant i teknologjisë ofron ekuilibrin më të mirë punë-jetë - Business Magazine Albania

Meta apo Google, cili gjigant i teknologjisë ofron ekuilibrin më të mirë punë-jetë

Daniel McKinnon, i cili ka punuar si menaxher produkti me të dyja kompanitë, Meta Platforms Inc. dhe Alphabet Inc. Google, ndau njohuri për ekuilibrin punë-jetë në të dyja kompanitë.

McKinnon, i cili punoi në Meta nga 2018 në 2022, dhe më pas ishte në Google për dy vjet, përpara se të kthehej në Meta në shkurt, për të punuar në syzet Ray-Ban AI të kompanisë, theksoi dallimet midis dy gjigantëve të teknologjisë.

Ai, vuri në dukje se, ndërsa të dyja kompanitë janë të shkëlqyera për menaxherët e produkteve, ka dallime kryesore në ekuilibrin punë-jetë dhe kompensimin.

Ai sugjeroi, që Meta, mund të jetë më i përshtatshëm, për ata që kërkojnë rritje në karrierë, në kurriz të stresit dhe presionit, ndërsa Google mund të jetë një vend i mrekullueshëm, për ata që kanë prioritet ekuilibrin punë-jetë. “Nëse doni t’i jepni përparësi ekuilibrit mes punës dhe jetës, stabilitetit dhe sigurisë së punës, Google mund të jetë një vend i mrekullueshëm për ju,” shkroi ai.

McKinnon theksoi gjithashtu dallimet në strukturat e kompensimit, mundësitë e projektit, transparencën e kompanisë, mundësinë e të shprehurit në vendin e punës, shkallët e karrierës dhe rolin e menaxherëve të produkteve, kundrejt inxhinierëve të softuerit, në të dy kompanitë. Për shembull, për sa i përket kompensimit, McKinnon deklaroi se Meta, shpërndan njësinë e saj të aksioneve të kufizuara ose RSU, në mënyrë të barabartë përgjatë katër viteve, ndërsa Google i shpërndan grantet e tij ndryshe, duke përqendruar 70% të aksioneve brenda dy viteve fillestare të punësimit.

Sidoqoftë, një përfaqësues nga Google, kundërshtoi pretendimin e McKinnon, se punonjësit marrin kompensim më të ulët çdo vit, pjesërisht për shkak të mungesës së bonuseve shtesë ose rifreskimeve të aksioneve, raportoi Business Insider. Sipas McKinnon, përgjigjet e CEO-s së Google Sundar Pichai ndaj punonjësve, nuk kishin të njëjtin nivel konfidencialiteti si ato të CEO-s së Meta, Mark Zuckerberg.

Ai vuri në dukje, se kompensimi në Google, është gjithashtu më pak i parashikueshëm dhe marrja e përshtypjeve nga drejtimi, është më sfiduese në krahasim me situatën në Facebook. Ai gjithashtu deklaroi, se përparimi në karrierë, duket se ndodh më shpejt në Meta, në krahasim me Google, ku përparimi shpesh varet nga vjetërsia.

Shqip.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0