Mënyra të sigurta për të gjetur ekuilibër punë-jetë këtë verë - Business Magazine Albania

Mënyra të sigurta për të gjetur ekuilibër punë-jetë këtë verë

Të punosh fort është e rëndësishme si një sipërmarrës, por po ashtu është të gjesh kohë, për të qenë i pranishëm dhe për t’u argëtuar.

Kur flitet për ekuilibrin, gjithmonë vjen në mendje puna dhe jeta, por ai për të cilin duhet të gjejmë më shumë hapësirë, është argëtimi.

Edhe pse mund të duket si antiteza e produktivitetit, burnout vjen shumë më shpejt kur argëtimi mungon. Në fakt, studimet kanë treguar, që punonjësit e lumtur, performojnë më mirë.

Stina e verës, me ditët më të gjata dhe më të ngrohta, është një kohë e mirë për t’i dhënë përparësi argëtimit, pa u ndjerë në faj.

Në vazhdim përmenden disa këshilla, për të arritur ekuilibrin punë-argëtim, që meritoni.

 

Punoni jashtë

Të jesh sipërmarrës, do të thotë të përcaktosh dhe të ndryshosh disa rregulla gjatë rrugës. Njëra, është të zgjidhni vendin ku punoni.

Mund të punoni nga shume vende publike, si kafenetë, bibliotekat, parqet dhe pishinat, të cilat kanë Ëi-Fi falas.

Përfitoni nga qëndrimi jashtë, qoftë edhe për disa orë, për të ndryshuar pamjen, që keni përpara, si dhe për t’u argëtuar.

Zgjidhni një park, një stol në hije, ose nëse jeni gjeografikisht me fat, plazhin, për t’u ulur dhe për t’u rehatuar, duke bërë gjithashtu disa punë.

Lexim argëtues

Shumica e sipërmarrësve, kanë një listë të gjatë librash për zhvillimin e biznesit dhe zhvillimin personal në listat e tyre për të lexuar, por ndonjëherë, ju duhet diçka më e lehtë.

Vera është koha më e mirë, për të lexuar libra të rinj dhe ndryshe nga llojet, që lexoni zakonisht.

Gjetja e kënaqësise gjatë leximit, shlodh mendjen dhe ju largon nga stresi i ditës. Lëreni historinë dhe personazhet t’ju argëtojnë.

Bëhuni krijues

Të qenët krijues, duket ndryshe për të gjithë. Për disa, kjo mund të nënkuptojë mbajtjen e një ditëri, ose kalimin e kohës në natyrë.

Për dikë tjetër, mund të jetë piktura, vallëzimi apo këndimi. Hapeni mendjen tuaj krijuese, duke marrë pjesë në aktivitetet, që ju pëlqenin kur ishit fëmijë. Me shumë mundësi, do të keni ende të njëjtat ndjenja edhe tani.

Shpenzimi i kohës në aktivitete krijuese, ndihmon në hapjen e mendjes, ndërsa bëni diçka të këndshme. Dhe caktimi i kohës për argëtim ju lejon të performoni më mirë në përgjithësi.

Nuk është humbje kohe. Përkundrazi, mund të ketë rezultate pozitive të qëndrueshme, si më shumë motivim, frymëzim dhe energji.

Happy Hour

Termi ‘happy hour’, i cili zakonisht nënkupton daljen për pije pas pune, nuk përfshin domosdoshmërisht vetëm kaq. Shpesh, nuk është argëtuese, kur pijet pas punës, duken si një zgjatje e orarit të punës.

Provoni një lloj tjetër argëtimi, duke planifikuar një orë (ose më shumë), duke bërë diçka tjetër, që do t’ju pëlqente.

Planifikoni një seancë yoga ose një takim për kafe – një aktivitet, që mund ta prisni me padurim, që ju frymëzon të largoheni plotësisht nga puna, në vend që t’i ‘mbysni dhimbjet’ me një pije tjetër.

Hiqni prizën

Mbyllini të gjitha, të paktën përkohësisht. Për një sipërmarrës, që ndërton dhe mban një biznes, kjo mund të duket e frikshme.

Por, është më mirë t’i jepni kompjuterit dhe trurit një pushim, duke e shkëputur plotësisht herë pas here. Qoftë për një pasdite, një ditë të tërë, një javë ose më gjatë, një rifreskim është i nevojshëm, për të qëndruar i motivuar dhe i përqendruar në qëllimet përpara.

E vetmja mënyrë, për të rigjetur energjinë, është të tërhiqeni dhe t’i lejoni gjërat të vazhdojnë pa praninë tuaj, sepse ato do të jenë aty edhe kur të ktheheni.

 

Ekuilibri punë-argëtim, është i mundur dhe i nevojshëm për qëndrueshmërinë. Ndonëse fuqizimi ditë pas dite, mund të ndihet si arritje, në fund, ai komprometon shëndetin, mirëqenien dhe lumturinë e përgjithshme.

Të punosh shumë është thelbësore si një sipërmarrës, por po ashtu është të marrësh kohë, për t’u ndjerë i pranishëm në këtë moment dhe për t’u argëtuar pak. / Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0