Më shumë edukim sesa mësim, sipas mësuese Vjollcës - Business Magazine Albania

Më shumë edukim sesa mësim, sipas mësuese Vjollcës


Me shumë se gjysmën e jetës së saj ia ka kushtuar arsimit. Vjollca Preçi është mësuesja e shkollës “28 Nëntori” në Laprakë. Në 31 vite punë si mësuese, 21 i ka në kryeqytet.

Ndërsa na flet plot pasion për profesionin e saj ajo na tregon punën që bën me fëmijët.

“E rëndësishme është ta dashurosh profesionin që ke edhe unë hy tek ata njerëz që punën e bëj me dashuri,” na thotë mësuese Vjollca.

Kur merr një klasë të parë, ajo njihet fillimisht me anën sociale të familjeve të tyre, nga vjen ai fëmijë, ku ha, ku jeton, çfarë kushtesh ekonomike ka, çfarë profesioni dhe shkollimi kanë prindërit në mënyrë që të kuptojë botëkuptimin e tij, të kuptojë që nëse reagon ashpër, nga se vjen kjo. Ajo projekton në mendjen e saj ku po rritet fëmija.

Artikulli u publikua më parë në faqen 48 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

I trajton nxënësit ashtu siç do të donte që të trajtonin fëmijët e saj. Ajo u jep atyre mundësi dhe rëndësi për t’u përgjigjur, që të mos u frenojë iniciativën për t’u shprehur.

Sipas saj, “është e rëndësishme ta trajtosh me respekt fëmijën dhe ta dëgjosh, duke e orientuar në lidhje më mësimin. Fëmija të lexon. Nëse dikush shpreh me mimikën e fytyrës një antipati për të, ai reagon”.

Për mësuesen e fillores, misioni i një mësuesi nuk është thjesht t’u mësojë të shkruajnë dhe lexojnë, të mësojnë tabelën e shumëzimit apo të mbledhin dhe të zbresin. Arsimi sot është më shumë edukim sesa mësim. Qëllimi është të zbulojë rrugën sesi të gjejë zgjidhje dhe të jetë i zoti i vetes. Të respektohet dhe të respektojë.

Ajo na tregon se e ndërthur mësimin me ushtrime gjimnastikore dhe me këngë të ndryshme për fëmijë, pasi në këtë mënyrë fëmijët relaksohen dhe mësojnë me më shumë kënaqësi.

Janë të shumtë mësuesit që po bëjnë përpjekje maksimale të edukojnë brezat e rinj. Ne po sjellim mësuese Vjollcën si pasqyrë e shumë prej tyre, bazuar edhe nga nismat e saj që na tërhoqën vëmendjen.

Mësuese Vjollca punon për të sjellë risi në ambientet shkollore. Risi të përkrahura nga drejtuesit e shkollës dhe kolegët e saj. Një projekt i ndërmarrë është “E premtja e mikut”. Çdo të premte fton prindër apo persona të tjerë si mik të klasës, duke i përfshirë në drejtimin e aktiviteteve të ndryshme si: krijim me letër dhe karton, me shtiza, me qëndisje, të lexojnë një përrallë, apo të bëjnë vizita në vende të ndryshme të punës së prindërve të fëmijëve, në vende të artit dhe kulturës.

Në këtë mënyrë, znj.Vjollca ka integruar dhe prindërit që të jenë pjesë e procesit mësimor në aktivitetet e zhvilluara në klasë. Mes aktiviteteve, fëmijët mësuan procesin e bërjes së bukës. Një gjyshe e ftuar në klasë ka tjerrë fije leshi dhe u tregoi fëmijëve rreth këtij produkti, madje ajo kishte sjellë disa punime që fëmijët t’i shikonin dhe bashkë me to edhe një kek të bërë nga ajo, me mesazhin që duhet ta marrim bukën me vete, pasi gatimi i nënës ka brenda edhe përbërësin: dashuri.Në vitin e Skënderbeut, nxënësit e saj luajtën një pjesë të Skënderbeut pranë kalasë së Krujës dhe vizituan muzeun e Lezhës. Me aktivitetet në bibliotekën e shkollës dhe bibliotekën e Laprakës, shumë nxënës janë regjistruar si anëtarë të bibliotekës. Me vizitën në Bibliotekën Kombëtare, fëmijët mësuan si të kërkojnë një libër online.

Në Bankën e Shqipërisë kanë marrë informacion për lekun, monedhat, kartmonedhat si dhe mësuan për kursimin.

Vizitat e fëmijëve me mësuese Vjollcën janë të panumërta. Të gjitha me objektiv marrjen e njohurive në formë praktike dhe përmes argëtimit të tyre.

Artikulli u publikua më parë në faqen 48 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Ajo na tregon që shumë nga nënat janë të reja dhe pa punë dhe e shohin si një rreze drite për t’u aktivizuar në këto aktivitete me fëmijët e tyre. Qëllimi i gjithë këtyre është që fëmijët ta dinë se Tirana është shumë e bukur, ka resurse pafund. Për t’u treguar që vendi ynë është i bukur duke i njohur vendet e punën që bëhet në këto vende.

Ne e pyesim edhe për sistemin arsimor në tërësi. Sipas saj, “mënyra se si vazhdon shkolla e lartë, ku mësuesia ka pikë aq të ulëta lë shumë për të dëshiruar”. Ajo kujton se po flasim për edukimin e brezave që vijnë.

Të mësuarit, sipas saj, nuk ka fund. Ajo ka mbaruar masterin për edukim, ka bërë një kurs për trajnere në edukim me trajnerët më të mirë në Shqipëri. Ajo thotë se e ka bërë këtë që të jetë në kontakt me të renë dhe një model për fëmijët.

Aq modestisht mësuese Vjollca na sjell një figurë të mësuesit model për arsimin dhe edukimin në Shqipëri. Bazat e edukimit të një fëmije merren që në fillim të ciklit të arsimit, prandaj është shumë i rëndësishëm mësuesi i parë.

Ja disa këshilla nga mësuese Vjollca

Për fëmijët:

  • Dil para pasqyrës, përqafo veten tënde. Ti je një princ apo një princeshë.
  • Ti je i veçantë, shikoje veten me pozitivitet.
  • Nëse rrëzohesh duhet të ngrihesh përsëri.

Për nënat

  • Harxhoni më shumë kohë me fëmijët tuaj.
  • Tregojuni se sa bukuri ka Tirana.
  • Luani me ta në ajër të pastër, mësojuni një lojë.
  • Mos u plotësoni çdo tekë.
  • Fikjani teknologjinë.
  • Një fëmijë, i cili sheh prindin e tij që lexon, që rritet mes librash, edhe ai do të lexojë.
  • Dëgjoni me vëmendje çdo gjë që fëmija juaj thotë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 48 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0