Në këtë konferencë do të nderojnë me pjesëmarrjen e tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Microsoft në 14 shtete të Europës Qëndrore dhe Juglindore, Michael Kogeler dhe Drejtori i Microsoft Albania, Sokol Vladi.
Të ftuar do të jenë Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Znj. Milena Harito; Ministrja e Edukimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla; Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z. Blendi Klosi si dhe partnerë dhe sponsorë.
Me synimin për të kontribuar në përmirësimin e edukimit nëpërmjet dixhitalizimit, me pjesëmarrjen e më shumë se 150 palë interesi nga i gjithë vendi, konferenca do të shpalosë dhe prezantojë disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit në Shqipëri si dhe mundësitë për permirësim me përdorimin e teknologjisë së informacionit.
Konferenca, e para në llojin e saj në Shqipëri, do të ofrojë një panoramë të përgjithshme të disa prej zgjidhjeve dhe praktikave më të mira të mundësuara nga Microsoft në sektorin e Edukimit, si dhe projekte qe jane ne zhvillim nga partnerët e kësaj konference.
Duke sjell në vëmendje rëndësinë e transformimit dixhital konferenca do të trajtojë tematika si Përshpejtimi i Rritjes Ekonomike dhe Mbështetja e Fuqisë Punëtore përmes Programeve Edukative të Microsoft, Përfshirja në Dixhitalizim dhe Përfitimet e Shoqërisë dhe Transformimi në Edukim nëpërmjet Partneriteve mes Palëve të Interesit.
Drejtori i Microsoft Albania, Sokol Vladi tha se “synimi i konferencës është të mbledhë së bashku të gjithë palët e rëndësishme të interesit të cilat kanë kontribuar në transformimin e edukimit në Shqipëri për të ndarë eksperiencat e tyre në sistemet e menaxhimit të mësimit, krijimin e infrastrukturës për të mësuar si dhe të koordinojmë më mirë përpjekjet tona për një ndikim më të lartë.”
Çfarë do të thotë edukimi për Microsoft?
Edukimi është një prej sektorëve në të cilin Microsoft ka investuar më së shumti që nga 2010-ta përmes programeve Microsoft in Education, tha z. Vladi, ku janë përfshirë mbi 10,000 mësues, afro 25,000 studentë dhe shumë edukatorë inovativë të orientuar nga teknologjia e informacionit.
“Duke pasur në konsideratë se shkollat tona akoma përballen me probleme dhe mungese të lidhjes së internetit dhe në mbështetje të strategjisë së Qeverisë Shqiptare për rritjen e cilësisë së edukimit profesional, kemi realizuar projektin Wi-Fi për të sjellur internet në 20 shkolla në qytete të ndryshme të Shqipërisë” shtoi ai.
Me më shumë se 80 partnerë lokalë, Microsoft ka ndërtuar një model biznesi i cili kontribon në rritjen e ekonomisë lokale përmes inovacionit dhe përdorimit të teknologjisë nga një numër i lartë biznesesh.
Por si kanë ndikuar programet e edukimit të Microsoft në zhvillim social dhe ekonomik të Shqipërisë?
Z. Vladi beson se “Microsoft si pjesë e shoqërisë Shqiptare, bart përgjegjësinë e të luajturit të rolit të tij në ndihmesë të komunitetit. Microsoft mbështet NGO-të dhe organizatat jofitimprurëse në mbarë vendin në mënyrë që të ofrojnë shërbime më të mira dhe të rritin impaktin e tyre nëpërmjet teknologjive të fundit.”
Ekosistemet e formuara nga kompanitë lokale, ku shumica prej tyre janë të vogla dhe të mesme kanë punësuar 3,000 profesionistë IT-je duke gjeneruar të ardhura nga produktet dhe shërbimet e Microsoft.
“Përgjatë pesë viteve të fundit, përmes programit Technology for Good Microsoft ka dhuruar software me vlerë afro 1,5 milionë dollar për organizatat jofitimprurëse në Shqipëri. Gjithashtu janë mbështetur mëse 40 startupe inovative me donacione në software dhe shërbime që kapin vlerën e 15 milionë dollarëve,” tha z. Vladi.
Programi Microsoft BizSpark gjithashtu ofron një sërë përfitimesh për startupet inovative në teknologji, trajnim, rrjetëzim dhe marketing.
Çfarë mund të thuhet për progresin e Shqipërisë në adaptimin e programeve dixhitale të edukimit?
“Sfida e edukimit në shekullin 21 është aplikimi i një metodologjie e cila është lehtësisht e menaxhueshme, e adaptueshme dhe e përshtatshme për jetët e të rinjve jashtë shkollave dhe në mundësitë e ardhshme të punësimit.”
“Microsoft sjell një vizion dhe sistem të pasur me një varietet të gjërë platformash, zgjidhjesh produktiviteti për institucioneve edukative në Shqipëri bazuar në eksperienca nga vende të tjera të botës. Konkretisht, Office 365, një plaformë e centralizuar komunikimi dhe bashkëpunimi me një gamë të gjerë aplikacionesh dhe mjetesh është duke u implementuar në 60 shkolla K12 në Shqipëri.”
Sa i përket destinacionit të radhës të transformimit dixhital, z. Vladi shpjegon se ky fenomen është një proces në vazhdim e sipër.
“Nuk do të ndalohet dhe më i shpejti në treg do të përfitojë më shumë. Dhe është e rëndësishme që të gjithë të përfitojnë dhe askush të mos lihet pas.”
“Në ekipin e zhvillimit dhe hulumtimit të Microsoft, ekipi po kërkon një zgjidhje për kancerin duke shfrytëzuar teknologjinë cloud. Një ekip tjetër përdor inteligjencën artificiale për të ndihmuar onkologjistët të zbulojnë mënyrat më efektive të luftimit të sëmundjes.”
Por është transformimi dixhital i edukimit që ka shumë rrugë për të bërë dhe Microsoft e ka të qartë këtë.
Z. Vladi tha: “Për fat jo të mirë, në shumë rajone gjeografike në mbarë botën sistemi edukativ ka rezultuar sektori më zhvillimin më të ngadaltë në një botë e cila po përjeton ndryshimin e saj më të drastik në histori. Sot fëmijët shqetësohen sesi të mbajnë të gjallë interesin ndaj të mësuarit në shkollat tradicionale ndërsa po jetojnë në shekullin e 21. Andaj nuk është më e rëndësishme vetem implementimi i teknologjisë nëpër shkolla por duhet bërë një rivlerësim fundamental i këndvështrimit ndaj edukimit në mënyrë që të rinjtë të ndihen të përfshirë dhe të përfitojnë maksimalisht.”
Me 8 vite prezencë në Shqipëri, janë të shumta projektet dhe aktivitetet e mbështetura nga Microsoft të cilat kanë ndihmuar në zhvillimin e teknologjisë së informacionit dhe shoqërisë dixhitale.
Transformim dixhital ka prekur jo vetëm mënyrën tonë të jetuarit por edhe të punuarit, të menduarit, të edukuarit. Sot Shqipëria përballet me shumë sfida, kryesisht socialo-ekonomike të cilat me dixhitalizimin janë bërë pengesa më të lehta për t’u kapërcyer.
Konferenca “Transformimi Dixhital në Edukim” hap dyert më 6 Dhjetor nga ora 9:00 AM deri në ora 15:00 PM në Hotel Plaza në Tiranë.
Bashkohuni në një eveniment plot diskutime rreth Transformimit Dixhital me misionin për t’i mundësuar çdo individi dhe çdo organizate të arrijë më shumë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.