Konferenca e Transformimit Dixhital të Edukimit e organizuar nga Microsoft - Business Magazine Albania

Konferenca e Transformimit Dixhital të Edukimit e organizuar nga Microsoft


konferenca-e-transformimit-dixhital-te-edukimit-e-organizuar-nga-microsoft-business-magËshtë kënaqësia jonë t’iu ftojmë të jeni pjesë e Konferencës së Transformimit Dixhital të Edukimit të organizuar nga Microsoft, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë dhe sponsorët e partnerët përkatës.

Konferenca ka për qëllim të mbledh më shumë se 150 aktorë të arsimit në vend. Gjithashtu qëllimi i saj është të prezantojë dhe të lançojë disa nga projektet kryesore të edukimit dhe të rajonit ICT si rezultat i projekteve të përbashkëta publike-private për përsosmërinë e edukimit në Shqipëri.

Janë disa prezantime të përbashkëta që tregojnë propozimet tona të dobishme që bëjnë diferencën për një edukim më të mirë dhe një transformim të të mësuarit dhe mësimdhënies. Pjesa kryesore e misionit tonë të transformimit dixhital të edukimit po krijon eksperienca përfshirëse dhe shumë-dimensionale të të mësuarit që frymëzojnë të mësuarit gjatë gjithë jetës, ja përse, kjo konferencë është një drejtues i mirë dhe një nxitës drejt këtij misioni.

Pjesë e konferencës do të jetë folësi i njohur Michael Kögeler, Menaxher i Përgjithshëm i CEE Multicountry Europe, i cili mbulon 15 shtete në Europën Qendrore dhe atë Lindore. Sokol Vladi, Drejtor i Microsoft Albania dhe partnerët dhe sponsorat respektivë do të jenë pjesë e folësve gjithashtu.

Bashkohuni për këtë projekt të rëndësishëm, zgjidhjet dhe praktikat më të mira, të mundësuara nga Microsoft me programet e edukimit dhe partnerët, për të fuqizuar një vizion me impakt real në fushën e edukimit.

Konferenca është falas por rregjistrimet janë deri në datën 30 Nëntor.

Për të parë axhendën e konferencës klikoni KËTU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0