Bashkia e Tiranës miratoi mbi 1100 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja që nuk kanë mundësi të blejnë një banesë sipas kushteve të tregut. Lista fillestera e miratuar nga Bashkia përmbante 1001 fitues, por me propozimin e Këshillit Bashkiak, lista u shtua me 108 përfitues të tjerë.
Pas miratimit të listës në Këshillin Bashkiak, ekofin.al sjell sot ekskluzivisht listën e plotë të personave dhe familjeve përfituese.
Sipas kritereve ligjore, përfituesit janë familje të reja, çifte të sapomartuara dhe qytetarë që kanë më shumë nevojë për mbështetje për të nisur jetën në një shtëpi të tyren. Tashmë, sipas procedurave ligjore, personat dhe familjat e shpallura fituese kanë 18 muaj kohë për të identifikuar një shtëpi, sipas kritereve të përzgjedhjes dhe për të lidhur marrëveshjen e kredisë me bankën.
Përveç kredive, janë shpërndarë 2,057 bonuse strehimi dhe janë vënë në dispozicion 419 banesa sociale me qira, duke ndihmuar me strehim të sigurt dhe të përballueshëm ata që nuk kanë asnjë mundësi tjetër.
Ky angazhim i Bashkisë përfshihet në një paketë të gjerë mbështetëse, që përfshin edhe abonenë falas në transportin publik për pensionistët dhe studentët, si dhe subvencionimin me 50% të tarifës së konviktit, për studentët që studiojnë larg shtëpisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.