Mbyllet java e prezantimeve të ideve të biznesit në kuadër të projektit Atar 2 nga Forumi për Iniciativa Qytetare - Business Magazine Albania

Mbyllet java e prezantimeve të ideve të biznesit në kuadër të projektit Atar 2 nga Forumi për Iniciativa Qytetare


Ka përfunduar projekti “Përshpejtimi i vetëpunësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, i implementuar nga Forumi për Iniciativa Qytetare (FIQ), në bashkëpunim me Universitetin LINK Campus nga Italia, dhe mbështetur nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë.

Ky projekt do të rrisë drejtpërdrejtë punësimin e të rinjëve me kushte të vështira socio-ekonomike.

Nga data 26 deri më 29 Gusht, 60 sipërmarrësit e përzgjedhur i prezantuan idetë e tyre të biznesit në sektorin e bujqësisë dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.

Lexo: Mësimet që mora nga punëtoria e ICK-së për sipërmarrësit e rinj – Entrepreneurship Bootcamp

Pjesë e jurisë profesionale që do të bëjë përzgjedhjen e 20 ndërmarrësve, të cilët do të fitojnë grant në vlerë 8 mijë euro ishin:

  • Leonora Kusari – BERZH
  • Fadil Musa – Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
  • Ermal Sadiku – LinkPlus
  • Diamant Elshani – Elmont
  • Ilir Kërqeli – OnAir Media.

Ndërmarrësit që zgjidhen fitues të grantit do të njoftohen më 4 shtator.

Businessmag do të sjellë detaje të cerenomisë së ndarjes së shpërblimeve.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian, i menaxhuar nga zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe implementohet nga FIQ dhe LINK Campus University.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0