Mësimet që mora nga punëtoria e ICK-së për sipërmarrësit e rinj - Entrepreneurship Bootcamp - Business Magazine Albania

Mësimet që mora nga punëtoria e ICK-së për sipërmarrësit e rinj – Entrepreneurship Bootcamp


Entrepreneurship Bootcamp është punëtori e organizuar nga Innovation Centre Kosovo me synim edukimin e sipërmarrësve të rinj rreth aftësive esenciale të biznesit.

Përveç aktiviteteve me të cilat njihet ICK-ja, bootcamps janë ndër më të rëndësishmet, për shkak se në këto evente ligjërojnë sipërmarrësit më të suksesshëm të Kosovës dhe të rinjtë kanë mundësi jo vetëm që të marrin mësime të vlefshme për biznesin dhe jetën, por edhe të krijojnë lidhje të reja.

Në listën e ligjëruesve ishin disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm në Kosovë, si Ermal Sadiku (Linkplus), Arta Shehu-Zaimi (jCoders & Labbox), Valon Sopi (Claritask), Driton Hapçiu (Cactuss Education), Ardian Thaçi (Drejtues i Departamentit të Marketingut- Ciaberto), Shenaj Shala (Trajnere e aftësive të prezantimit) dhe Leonora Kusari (Menaxhere e Parimeve në EBRD- Këshilla për Bizneset e Vogla).

Në këtë artikull po ndaj me ju 6 prej mësimeve, të domosdoshme për t’u përvetësuar nga sipërmarrësit e rinj:

“Duhet të keni vullnetin e fortë, shumë durim apo një dëshirë të pashuar për të ndërtuar një startup. Sipërmarrja është një zgjedhje, nuk është diçka që mund të bëhet me detyrim. Me rëndësi është të jeni të lumtur.”-Ermal Sadiku

Shumë të rinj duan të merren me biznes vetëm se është një profesion atraktiv apo mund të të bëjë të pasur, (kjo është absolutisht e vërtetë). Por të jesh sipërmarrës është e vështirë dhe duhet të jesh shumë i vendosur dhe të mos humbasësh entuziazmin për të arritur suksesin.

“Jepini vetes kohë për të mësuar. Kur jeni duke nisur një biznes, mos u nxitoni për t’i parakaluar hapat e parë”-Arta Shehu- Zaimi

Gati të gjithë sipërmarrësit e rinj e kanë këtë problem. Nga entuziazmi i tepërt, ata nganjëherë harrojnë të përgatiten sa duhet dhe ndodh që bien pre e “injorancës” së tyre rinore. Kjo bën që ata të dështojnë dhe t’i krijojnë vetes pengesa të panevojshme.

“Duhet t’a kuptoni kur është momenti për të hequr dorë”,- Valon Sopi.

Nganjëherë ne dashurohemi shumë me kompaninë tonë apo me një ide të biznesit, sa që bëhemi të verbër karshi suksesit apo dështimit të saj. Kur je sipërmarrës, duhet ta kuptosh kur është koha të vazhdosh të konkurrosh me një ide ekzistuese, apo të ecësh përpara dhe të përqendrohesh në diçka të re.

“Duhet ta dashuroni produktin tuaj. Duhet të keni diçka për të treguar. Sot njerëzit janë gjithnjë e më të shpërqëndruar, prandaj ajo që do t’ju mbajë në treg është veçoria që ju diferencon nga të tjerët”,- Ardian Thaçi

Me dixhitalizimin e bizneseve dhe mënyrës së jetesës, po bëhet gjithnjë e më e vështirë të konkurrosh në treg. Prandaj duhet të gjesh “specialitetin” tënd dhe jesh i vetëdijshëm për pikat tua të forta.

“Gjatë prezantimit të biznesit tënd para investitorëve, është gjuha e trupit ajo që bën ndryshimin”,- Shenaj Shala.

Një sipërmarrës i ri dallohet me disa pasiguri kur i duhet të prezantojë idenë e tij të biznesit, sidomos para investitorëve në të cilët mbështetet. Manifestimi i gjuhës së trupit dhe imazhit që jepni është më se i domosdoshëm në mënyrë që të lini përshtypjen e duhur.

“Nëse për tre minuta gjatë prezantimit nuk arrini të shpjegoni konkretisht gjysmën e idesë tuaj të biznesit, sa para ju duhen dhe çfarë po kërkoni, atëherë do të keni probleme në tërheqjen e investitorëve për të financuar startupin tuaj”,-Leonora Kusari

Kur prezantoni idenë tuaj të biznesit është e domosdoshme të jeni sa më specifikë dhe të qartë, si me ekipin tuaj ashtu edhe me investitorët e ardhshëm. Një lider i mirë është gjithmonë i qartë kur është fjala për transmetimin e vizionit të tij tek të tjerët.

Komentet e pjesëmarrësve:

“Fuqia e një shoqërie buron nga artikulimi i resurseve që ka. ICK po luan një rol kyç në kanalizimin e energjisë potenciale të rinisë kosovare”.

Duke e analizuar sistemin socio-ekonomik qe kemi dhe përgatitjen tonë për tregun e punës dhe ndërmarrësisë nga sistemi i arsimit, është kuptueshme që lidhja mes këtyre komponentëve nuk është në nivelin e duhur.

Edukimi rreth aftësive formale dhe profesionale të të bërit biznes është pikërisht ajo çka na mungon e për të cilën kemi nevojë më së shumti ne që jemi në botën e startup-eve. ICK është epiqendra që na jep njohuritë e nevojshme për të kaluar në etapën e bizneseve të qëndrueshme.”- Dion Deva (Te Pema).

“Për të rinj si ne, pa eksperincë në fushën e biznesit, eventi ka qenë shumë i dobishëm. Na ka njoftuar me aspektet kryesore të sipërmarrjes dhe na ka dhënë një pasqyrë të qartë për objektivat dhe qëllimet tona në të ardhmen”,- Gent Abazi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0