Në vetëm 5 fjalë, Roger Federer dha këshillën më të mirë për sipërmarrësit - Business Magazine Albania

Në vetëm 5 fjalë, Roger Federer dha këshillën më të mirë për sipërmarrësit


Finalja e turneut të tenisit në Wimbledon për meshkuj, midis Roger Federer dhe Novak Djokovic, ishte një ndeshje klasike, ku fitues doli Djokoviç.

Mbresëlënëse dhe e rëndësishme për sipërmarrësit ishte sjellja e Federer me shaka pas ndeshjes, kur ai u intervistua në ekran nga prezantuesi i BBC dhe ish kampioni i Grand Slam, Sue Barker. Barker përshëndeti Federerin për punën e tij në një finale kaq të jashtëzakonshme.

Përgjigja e Federer?

“Do të përpiqem t’a harroj”.

Së pari, shumë qesharake. (Pesë orë lojë tenisi madhështore, rraskapitëse dhe tani ai është edhe një komedian)?

Së dyti, kushtojini vëmendje, sipërmarrës, sepse edhe ne duhet të “përpiqemi të harrojmë” gjithashtu.

Sidomos kur përjetojmë versionin tonë të një humbjeje: një shitje të humbur, një falimentim etj. Ato janë të gjitha mundësi për të mësuar, që sigurisht, ne dëshirojmë të kishin përfunduar ndryshe.

Natyrisht, një përvojë sfiduese është e vështirë të fshihet nga kujtesa juaj. Por, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të përpiqemi, ose se nuk është e dobishme për ne që të përpiqemi.

Këtu janë tre arsye për t’u përpjekur të harrojmë:

Të menduarit për gabimet e kaluara është e njëjtë me përjetimin e tyre.

“Kthimi në të kaluarën i përsërit të gjitha ato emocione të njëjta – turp, pikëllim, zemërim – e të tjera”, thotë Erin Olivo PhD, një profesor asistent i psikologjisë mjekësore në Universitetin e Kolumbias. “Nga këndvështrimi i trurit tuaj, nuk ka dallim emocional në mes të përjetimit të ngjarjes negative dhe të menduarit rreth saj. Dhe kur këto emocione negative përsëriten në një mënyrë periodike, kjo shkakton stresin”.

Me fjalë të tjera, tentoni t’i eliminoni emocionet dhe ecni përpara në mënyrë që negativiteti rreth përvojës të jetë përpunuar siç duhet.

Emocionet e papërpunuara lënë gurë në kokën tuaj.

Njerëzit, të cilët janë të pakënaqur me punën e tyre dhe me zgjedhjet e karrierës nuk i përpunojnë siç duhet emocionet negative, thotë trajneri i karrierës J.T. O’Donnell. Kjo siç duket i shtyn ata të lidhin emocione të rënda me gjërat nga e kaluara e tyre, të cilat bëhen shkëmbinj në kujtesën e tyre.

Tingëllon e rëndë, apo jo? Kjo nuk mund të jetë metaforë më e bukur, por funksionon. Në vend të shkëmbinjve në kokën tënde, provo t’i përdorësh ato si gurë që ju ndihmojnë të ecni përpara.

Momenti i vetëm që keni është tani.

Kjo tingëllon jashtëzakonisht e thjeshtë por është një rikujtim i dobishëm çdo herë që e dëgjoj ose mendoj: i vetmi moment që mund të kontrollojmë është ai në të cilin jemi tani. Jo momentet në të kaluarën (dmth. gurët) dhe jo momentet në të ardhmen (pritshmëritë), por vetëm atë që është këtu tani.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0