Menaxherët më të kërkuar në treg! - Business Magazine Albania

Menaxherët më të kërkuar në treg!

Menaxherët më të kërkuar në treg! Doni të jeni një prej tyre? Keni në objektivat tuaja të vitit 2022 hedhjen e hapave real për tu rritur në karrierën tuaj në fushën e turizmit? Shpesh herë të gjithë gjendemi përballë dilemës se çfarë duhet të bëjmë në mënyrë që të hedhim hapa të sigurt përpara në profesionin tonë. 

Sektori i turizmit zë një peshë të rëndësishme në ekonominë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe është në fokus të strategjive ndërkombëtare për zhvillim. Ky sektor është i etur për profesionistë dhe me ardhjen e markave ndërkombëtare të hotelerisë kjo mungesë dallohet më lehtë. Diçka është e sigurt, çdo individi që ka një profesion në këtë sektor do të ketë një mundësi të artë për të qenë udhëheqësit e zhvillimit. Për të qenë lider në treg apo ruajtur standardet e shërbimit është një sfidë e vazhdueshme që i përket ekipit të drejtuesve dhe menaxherëve të hoteleve apo restoranteve. 

Albacademy në bashkëpunim me Universitetin Luarasi ju ofron mundësinë të gjithë individëve të cilet duan të bëhen pjesë e sektorit apo rriten profesionalisht, të bëhen pjesë e trajnimeve profesionale, përkatesisht:  Menaxher Hoteli, Menaxher Restoranti, Menaxher Housekeeping. Këto trajnime kanë në bazë të mësuarit nëpërmjet praktikës “training on the job”, ku nëpërmjet një ekipi të gjerë trajnuesish të huaj dhe shqiptarë, me një eksperiencë të gjërë në fushën e ekspertizës së tyre ju do të arrini të merrni “ajkën” e njohurive të tyre.  Ju do të keni mundësinë të realizoni praktikën pranë ambienteve të Prestige Resort, ku do të keni mundësinë të prekni më afër profesionin tuaj.  

Në këtë trajnim qëllimi është i përbashkët, të jemi ndërtuesit e brezit të parë të Menaxherëve të Hoteleve/ Restoranteve Lider në treg! 

Në këto trajnime nuk ka rëndësi nëse keni punuar apo jo më parë në një hotel, jeni sipërmarrës apo aspironi të hapni një hotel. Të gjithë ju do të përfshiheni në një trajnim intensiv ku përveç se do të mësoni do të punoni praktikisht mbi planin e biznesit, analiza apo raporte. Zbuloni një dimension të paprekur të hotelerisë në Shqipëri dhe prekni më afër një ndër profesionet më të paguara në Europë. 

Bëhu pjesë e Elitës! 

Zbulo më shumë rreth trajnimeve në: info@albacademy.al; +355 67 401 0045. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0