Ardian Pllana, djaloshi nga Kosova, i cili nisi rrugëtimin në biznes në moshën 14- vjeçare - Business Magazine Albania

Ardian Pllana, djaloshi nga Kosova, i cili nisi rrugëtimin në biznes në moshën 14- vjeçare

Ardian Pllana

Nga Megi Latifi

Biznesi i kapërcen limitet kur guximi është bashkëshoqërues në rrugëtim. Në trojet shqiptare ka shumë të rinj, të cilët kanë treguar se mund t’ia dalin të ndërtojnë një biznes nga zero dhe t’i japin emër. Kosova përherë na ka ofruar shembuj pozitivë të lidershipit dhe biznesit.

Ardian Pllana është një prej tyre. Ai përfundoi studimet në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht e ushtron këtë profesion me një pasion të madh.

Është udhëheqës i zyrës ligjore “Pllana Law LLC” me seli në Prishtinë. Por, kjo është vetëm një faqe e librit të tij të jetës, pasi ai është një personazh, emri i së cilit lakohet tepër në botën e biznesit, në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Me fushën e biznesit ka filluar të merret që në moshën 14- vjeçare, një djalë i ri me ëndrra për jetën, i cili besoi tek arritjet. Gjithçka filloi me shit-blerjen e produkteve, kryesisht teknologjike.

E shohim çdo ditë se ka shumë të rinj, të cilët përpos punës zgjedhin që të përmbushin edhe ciklet e studimeve dhe t’i bësh të dyja njëkohësisht nuk është fort e lehtë. Por, Ardian Pllana, kapërceu mbi çdo vështirësi.

Pas përfundimit të studimeve, ai dalloi atë që shumica e nuhatësve të mirë të tregut bëjnë: “Çfarë do klienti”?!

Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0