miniEnergy, një nismë nga inxhinierët e rinj kosovarë - Business Magazine Albania

miniEnergy, një nismë nga inxhinierët e rinj kosovarë

miniEnergy

mE është e krijuar nga një ekip me aftësi të jashtëzakonshme pune, pjesë e të cilës janë tre inxhinierë të dalluar Endriti, Edoni dhe Artoni dhe tri vajza shumë punëtore- Mihanja, Natyra dhe Majlinda.

Minienergjia është një koncept i ri në botën e energjisë, si në Kosovë ashtu dhe në vendet rajonale. E gjitha filloi nga dëshira për ruajtjen e natyrës dhe të klimës, duke sjellur efiçiencen e energjisë dhe përdorimin e saj në mënyrë të duhur. Të gjithë jemi konsumues, mirëpo pak nga ne jemi dhe prodhues. Pikërisht kjo pikë e shtyu ekipin mbi dëshirën e ngritjes së Minienergjisë në botën e Inxhinierisë, energjisë dhe teknologjisë. “Ne shndërrojmë të gjithë instalimin elektrik në instalim digjital dhe të gjithë konsumuesit në prodhues. E kemi zhvilluar rrymën më tej. Ajo tashmë është digjitale”, thonë themeluesit e miniEnergi.

Me miniEnergy është e mundur të rrjetëzohet instalimi elektrik. Gjatë lancimit të kësaj platforme, grupi drejtues theksuan se, “Kjo teknologji e lehtë për t’u aplikuar, mundëson si asnjëherë më parë, menaxhimin e energjisë, sigurinë e përdoruesve dhe ndjenjën e mirë në shtëpi. Ky është vetëm fillimi i epokës, ku rryma elektrike dhe inteligjenca shkrihen dhe Ju vendosni vetë që nga fillimi se si do t´i shfrytëzoni këto mundësi. Në mënyrë opsionale mund të integrohet sistemi Smart Home sipas preferencës. Instalimi digjital – deri më tani i shtrenjtë dhe i zbatuar rrallë – bëhet me miniEnergy standard dhe normalitet: si në të kaluarën ngrohja nën dysheme ose dritarja dyfish e izoluar, dhe, edhe më vonë, drita elektrike e uji i ngrohtë”.

Një nga detyrat kryesore është përdorimi i aplikacioneve kuptimplote dhe frymëzuese për të ilustruar mundësitë e aplikimit digital dhe për të menduar dhe vepruar në mënyra të reja.

Tani që energjia elektrike është digjitale,  shtëpia bëhet një tërësi inteligjente, gjithmonë e udhëhequr nga nevojat e përdoruesve të saj.

Linjat ekzistuese 230V thjesht po rimodelohen me miniEnergy. Kjo do të thotë, se rinovimi është i mundur pa probleme, pra miniEnergy nuk është interesant vetëm për ndërtimet e reja.

miniEnergy mund të përdoret për të trajtuar energjinë më me vetëdije. Dhe operatorët e energjisë elektrike mund të përfshijnë çdo gjë në Smart Grid deri në pajisjen individuale elektrike, për të arritur një menaxhim efektiv të ngarkesave, nëse banorët janë dakord.

Kështu, shumë amvisa mund të përfitojnë nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike.

Lexo: Kosova do të ketë një revistë për Smart Home&IoT

Pra, miniEnergy është një start i mirë dhe potencial gjigant.

Atëherë t´i japim kuptim dhe eficiencë energjisë. Mundësitë janë shumë të mëdha: ka qindra miliona pajisje elektrike që ende nuk janë në rrjet.

Jo vetëm që ka kuptim racionalisht, që pas më shumë se 140 vjetësh, energjia elektrike më në fund është bërë inteligjente, por gjithashtu duhet të jetë një kënaqësi intuitive për të zbuluar dhe përdorur këtë mundësi: kjo vlen për zhvilluesit e aplikacioneve, prodhuesit e pajisjeve elektrike, operatorët e shërbimeve, shërbimet publike dhe përdoruesit. Si pionierë të përdorimit të gjallë të teknologjisë së re, jemi duke zhvilluar një aplikacion shumë tërheqës pë pajisjet mobile, si smartfoni, tableti, etj.

Instalimi digjital: një teknologji e thjeshtë, superiore pa ekspozim ndaj rrezatimit.

Deri më tani, zgjidhjet serioze për një shtëpi kanë qenë shumë komplekse, nuk mund të pajisen në mënyrë të arsyeshme dhe, mbi të gjitha, janë shoqëruar me vendosjen e mundimshme të një rrjeti shtesë linje në ndërtesë. Ato bazohen në të menduarit e vjetër në sistemet qendrore. Prandaj, ato shpesh pasqyrojnë mënyrën se si zhvilluesi i sistemit imagjinon sjelljen e përdoruesit dhe për këtë arsye nuk janë shumë intuitiv për t’u përdorur. Ato nuk janë një mundësi për individët privat, siç tregon interesi jashtëzakonisht i ulët.

miniEnergy: një standard me mundësi të pakufizuara në të ardhmen.

Shumë gjëra janë shumë të ndryshme në miniEnergy. Standardi i ri në instalimin elektrik është digjital. Ai rimodelon instalimin elektrik të të gjithë shtëpisë dhe, sipas kërkesës, gjithashtu ofron integrimin e sistemeve Smart Home.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0