Kosova do të ketë një revistë për Smart Home&IoT - Business Magazine Albania

Kosova do të ketë një revistë për Smart Home&IoT

Smart Home&IoT

Që nga gushti 2020 deri në prill 2021, po zhvillohet projekti Smart Home –Inspiration për realizimin e një laboratori fillestar për Smart Home në ICK – Smart Home Lab Prishtina. Projekti, që me titull zyrtar quhet Frymëzimi me Smart Home, ka për qëllim fuqizimin e të rinjve dhe të bizneseve përmes teknologjisë dhe shkëmbimit të njohurive me ekspertët shqiptarë në Gjermani. Ky projekt është pjesë e një programi të Agjencisë për Migrim dhe Zhvillim CIM. Përndryshe, CIM vepron në kuadër të Ministrisë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim BMZ.

Në klasën për Smart Home dhe IoT, që vepron në kuadër të këtij projekti marrin pjesë 26 inxhinierë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës. Profesori dhe mentori i studentëve është Milaim Deliu, inxhinier nga Gjermania.

Me këtë projekt do të fillojë për herë të parë në Kosovë ngritja e një laboratori Smart Home me bazë teknologjinë digitalSTROM, i cili do të përfshijë një ambient smart në ndërtesën e ICK-së dhe 5 makete elementare për eksperimente dhe punë praktike. Më tej do të instalohet një stacion i motit, pastaj stacioni i ajrit, etj. E veçanta e këtij projekti është instalimi i dy stacioneve në Prishtinë për Internet of Things, me bazë teknologjinë LoRaWAN, të cilat do ta bëjnë Kryeqytetin e Kosovës si qytetin e parë në rajon me infrastrukturën për Smart City, diçka që i bën krenar drejtuesit e projektit.

Natyra Osmanaj, drejtuese e MiniEnergy, thotë se, “gjatë periudhës së realizimit të projektit organizohen disa aktivitete, si 4 punëtori për trajnimin e 26 studentëve. Gjithashtu, aktivitete të tjera janë: vetëdijësimi i komunitetit për të mirat e sistemit Smart Home; vetëdijësimi i kompanive (si atyre ndërtimore, elektrike, arkitektëve, projektuesve, etj) për nevojën e rimodelimit të instalimit elektrik në atë digjital; sensibilizimi i nxënësve dhe i studentëve dhe i institucioneve arsimore për nevojën e njohjes së sistemeve smart dhe të integrimit të tyre brenda kurrikulave shkollore; njohja me Direktivën e Bashkimit Europian për eficiencën e energjisë; njohja me Normën europiane të Smart Home, etj.

Në këtë laborator, në të ardhmen do të mbahen trajnime të rregullta dhe ai do të jetë i qasshëm për të gjitha shkollat, universitetet dhe bizneset.

Lexo: Flamuri i Kosovës me letra origami, mësuesja në rekordet Guinness

Qysh në ditën e parë u krijuan grupe të punës, të cilat kanë marrë përsipër realizimin e detyrave të ndryshme dhe të veçanta, një proces që është duke u penguar nga pandemia. Megjithatë në muajin prill të gjithë studentët e përgatisin nga një temë për ta mbrojtur para komisionit çertifikues.

Për Smart Home tashmë flitet shumë, por vetëdijësimi i komunitetit mbetet ende një sfidë. Ky sistem duhet t´u sjellë njerëzve më shumë siguri dhe komoditet, njëherësh njerëzit duhet të lirohen nga shumë aktivitete të përditshmërisë. Por, çka do të thotë kjo konkretisht? Të marrim shembull nga zhvillimi i automobilave. Timoni servo, mbyllja qendrore, klimatizimi, tempomati, kontrolli i distancës, etj, – e gjithë kjo është në automobilin tonë dhe asnjëri nga ne nuk heqë dorë prej tyre, sepse ato tashmë janë krejtësisht të zakonshme dhe të pranueshme. Për fat të keq, njerëzit nuk e dine realizimin e këtyre funksioneve në shtëpi dhe mundësitë që iu jep atyre Smart Home.

D.m.th këto funksione nuk janë të panjohura për njerëzit dhe kështu gjendja në shtëpitë tona korrespondon me gjendjen e automobilave në vitet ‘60! Prandaj vetëdijësimi i komunitetit është përgjegjësi e të gjitha institucioneve dhe veçanërisht e mediave, të cilat shpesh i theksojnë rreziqet ose pasiguritë, por asnjëherë nuk i theksojnë mundësitë dhe potencialet. Në këtë fushatë duhet të përfshihen pa mëdyshje kompanitë ndërtimore, elektricistët, arkitektët, bankat dhe të gjithë përfaqësuesit e ekonomisë së pasurive të paluajtshme.

Në mbështetje të vetëdijësimit të komunitetit në lidhje me të mirat funksionale që i sjell sistemi Smart Home, një sfidë e vërtet si në Kosovë ashtu edhe në rajon, dy studente, Mihane Sahitolli dhe Natyra Osmanaj, kanë filluar një nismë mbi baza vullnetare për nxjerrjen e një reviste mbi teknologjinë smart, instalimin digjital dhe Internet of Things. Kështu, komuniteti në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoni, do të marrë informacionet e sakta për këto tema dhe do të hapë kapitull krejtësisht të ri, jo vetëm teknologjik, po parasëgjithash arsimor dhe dituror. Pritet që numri i parë të realizohet në prill 2021. Qëllimi i kësaj reviste është të promovojë teknologjinë smart, vetëdijësimin e komunitetit, përcjelljen e informacioneve më të reja të teknologjisë. Në qendër të vëmendjes do të jetë instalimi digjital në ndërtesat ekzistuese dhe në ndërtesat e reja dhe teknologjinë digitalSTROM, si një teknologji e preferuar nga politikat e Bashkimit Europian për Eficiencën. Vajzat do të bëhen pjesëmarrëse edhe në teknologjinë smart dhe veçanërisht në instalimin digjital. Kjo do të jetë një fushatë, të cilës do t´i kushtohet kohë dhe përkushtim.

Lexo: Trajnimi për rishitësat nga Aladini marketplace

Brenda revistës janë të ndara, përveç tjerash edhe këto rubrika:

1.Smart Home

2.Internet of Things

3.Energjia e rinovueshme dhe decentralizimi i energjisë

4.Eficienca e energjisë dhe kushtet e BE-se për eficiencë.

5.Gratë shqiptare në teknologji, pasi janë realizuar dhe shumë intervista, duke filluar nga Rene van der Gaag, Ph.D Orenla Bardhi, Bunjamin Ademi, e shumë të tjera.

Kryeredaktoret:

Mihane Sahitolli u lind me 13 korrik 1996 në Prishtinë. Kreu gjimnazin Ulpiana në Lipjan ndërkaq studimet e nivelit Bachelor i kreu në vitin 2019 në Universitetin e Prishtinës në FIM, ku edhe i vazhdon studimet në nivelin master në fushë të energjisë së rinovueshme.

Mihanja u trajnua edhe në:

Tech4Policy- Open Date Kosovo, 2018

Soft Skills- Venture Up, 2018

Energy Impact in Economic Development and online Education- UBT, 2020

Application of Mechatronics in Agriculture and Medicine -UBT, 2020

Electrical installations- KIMERK, still following,

Tailoring- Shoqata Bardha, still following.

Ndërkaq si studente e klasës së parë për Smart Home dhe IOT, ajo u angazhua ne grupe të punës, si njëra nga ato që themeluan nismën për të publikuar një magazin për Smart Home dhe IoT. Nisur nga aktivitetet në kuadër të kësaj klase, Mihanja dhe 5 studentë të tjerë e krijuan një startup për përdorimin e energjisë në mënyrë miniamle me metodat e teknologjisë dhe te koncepteve smart, i cili quhet miniEnergy. Mihanja është emëruar CFO and PR në miniEnergy.

Natyra Osmanaj u lind më 5 gusht 1998 në Pejë. E kreu Gjimnazin Bedri Pejani në Pejë në vitin 2016, kur u regjistrua në Universitetin e Prishtinës – FIM. Ajo është një studente e pasionuar dhe ambicioze e Termoenergjetikës dhe e Energjisë së Rinovueshme.

Ajo u trajnua në:

Renewable Energy Bases

Energy Efficiency

Conservation of Thermal Energy

Thermodynamics

Ndërkaq si studente e klasës së parë për Smart Home dhe IOT, ajo u angazhua në grupe të punës, si njëra nga ato që themeluan nismën për të publikuar një magazin për Smart Home dhe IoT. Nisur nga aktivitetet në kuadër të kësaj klase, Natyra, skurse edhe Mihanja dhe 5 studentë të tjerë e krijuan një startup për përdorimin e energjisë në mënyrë miniamle me metodat e teknologjisë dhe te koncepteve smart, i cili quhet miniEnergy. Natyra është emëruar CEO në miniEnergy.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #26 - Korrik 2021

Ditët e nxehta të kësaj vere mund t’i freskoni me artikujt e revistës 26 të Businessmag. Një numër i pasur me artikuj rreth sipërmarrjeve në fusha të ndryshme, por edhe profileve interesante të sipërmarrësve. Që në kopertinë vini re dy djem që po çojnë përpara sipërmarrjen e ngirur nga prindërit. Një model për t’u ndjekur nga shumë sipërmarrje të tjera. Idetë e reja, nismat e reja në biznes sot janë më të rëndësishme se kurrë për të mundësuar suksesin.
Zhvillimet në disa tregje mund t’i gjeni në brendësi të revistës. Të tilla janë tregjet e real estate dhe ai i shërbimit postar.

Zhvillimet në fushën e teknologjisë këtë vit vijnë me 10 gjetjet më të rëndësishme teknologjike, të cilat janë orientuar shumë drejt zhvillimeve shëndetore.

Diaspora vjen me profilin e një sipërmarrëseje në fushën e stilimit dhe qepjes së veshjeve. Ornela ka arritur të hapë tre dyqane shërbimi, ku përshtaten brandet më të mëdha sipas nevojave të klientit.

Edukimi është një temë e prekur nga ne në këtë numër, pasi sfidat e edukimit në këtë vit pandemik kanë qenë të mëdha. Sjellim dy akademi me zhvillimet e tyre dhe qasjen ndaj edukimit gjatë pandemisë, si dhe mundësinë e edukimit të fëmijëve në format më të mira të mundshme.

Në brendë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0