Mbretëria e Bashkuar propozon ndalimin e përdorimit të butonit 'Like' në Facebook dhe Instagram për të miturit - Business Magazine Albania

Mbretëria e Bashkuar propozon ndalimin e përdorimit të butonit ‘Like’ në Facebook dhe Instagram për të miturit


Adoleshentët në Mbretërinë e bashkuar duhet të kenë kujdes: rregullatorët kanë propozuar një rregull që do t’i kufizonte ata që janë nën moshën 18 vjeçare të përdorin butonin “Like” në Facebook dhe Instagram.

Propozimi, pjesë e një kodi prej 16 rregullash të paraqitura nga Zyra e Komisionerit të Informacionit (ICO), një grup i pavarur i mbikqyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, i krijuar për të mbështetur të drejtat e informacionit, u prezantua për mbrojtjen më të mirë të të miturve në platformat e mediave sociale dhe për të kufizuar aftësinë e Facebook për të mbledhur të dhëna që më pas t’u shpërndahen reklamuesve.

Lexoni: Krijuesi i butonit “Like” i trembet pasojave të Facebook

Rregullatori vuri në dukje në raportin e tij se teknikat e tilla si butoni ” like “, mund të “nxisin ose inkurajojnë përdoruesit të qëndrojnë të angazhuar në mënyrë aktive me një shërbim, duke lejuar shërbimin online të mbledhë më shumë të dhëna personale”. Ai paralajmëroi se butoni mund të ndikojë gjithashtu tek të miturit për të “bërë më pak zgjedhje për përmirësimin e privatësisë kur personalizojnë parametrat e privatësisë së tyre” ose “kalojnë më shumë kohë se sa kanë ndërmend në një shërbim të caktuar”.

ICO tha për BBC se mediat sociale mund të shmangin një ndalim total të butonit “Like” nëse ata do të bien dakord që të ndalojnë grumbullimin e të dhënave personale të të miturve kur përdorin platformat.

Mbikqyrësi ka propozuar gjithashtu rregulla që synojnë të forcojnë transparencën rreth privatësisë dhe standardeve të komunitetit, të minimizojnë sasinë e të dhënave personale të ruajtura nga site-t dhe të bëjnë më të vështirë të gjurmojnë vendodhjen e të miturve.

Kodi synon të kufizojë përpjekjet nga platformat e mediave sociale për t’i mbajtur njerëzit në aplikacionet e tyre për periudha më të gjata kohore.

Kodi i propozuar vjen pasi GDPR e Bashkimit Europian hyri në fuqi majin e kaluar. Kjo politikë kërkon që çdo kompani që bën biznes me qytetarët e BE-së të marrë pëlqimin nga njerëzit që të përdorin të dhënat e tyre dhe kërkon një mjet të thjeshtë nëse njerëzin duan apo jo që të dhënat e tyre të mblidhen.

Rregullatori argumentoi në raport se kufizimet në butonin “like” korrespondojnë me Recitalin 38 të GDPR, ku thuhet se “fëmijët meritojnë mbrojtje specifike në lidhje me të dhënat e tyre personale, pasi ata mund të jenë më pak të vetëdijshëm për rreziqet, pasojat dhe duhen të merren masa mbrojtëse për të drejtat e tyre në lidhje me përpunimin e të dhënave personale”.

Lexoni: Përdorimi i smartphone sa vjen e bëhet më i “frikshëm” për të gjithë

Por, propozimi ka marrë edhe kritika. Matthew Lesh, kreu i hulumtimeve në Institutin Adam Smith Think Tank, i cili nxit idetë e tregut të lirë, tha për BBC se politika është mizore, duke shtuar se “është qesharake që të trajtohen të gjithë njerëzit si fëmijë”.

ICO nuk ka asnjë problem me vetë butonin “like”. Përkundrazi, problemet rrjedhin nga mënyra se si platformat e mediave sociale po grumbullojnë të dhënat personale të të miturve dhe i targetojnë ata në reklamat.

Deri më tani, rregulloret e ICO-së nuk janë asgjë më shumë se propozime. Por, adoleshentët që janë admirues të butonit “like” duhet të marrin parasysh se ditët e tyre të “liking” në Facebook dhe Instagram mund të jenë drejt fundit.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0