Krijuesi i butonit "Like" i trembet pasojave të Facebook
Përditësuar së fundmi: 09/10/2017

Krijuesi i butonit “Like” i trembet pasojave të Facebook

Share
nga Neada Muçaj
Tet 09, 2017

Njeriu që shpiku butonin “Like” të Facebook, ka fshirë nga telefoni i tij këtë aplikacion.

Justin Rosenstein ishte inxhinieri i cili krijoi opsionin fantastik në vitin 2007, por sot ai i trembet efekteve psikologjike që aplikacioni ju sjell njerëzve në të gjithë botën.

34 vjeçari është shumë i shqetësuar, ai ka bllokuar çdo llogari personale nga Reddit dhe Snapchat dhe rrjetet e tjera sociale i përdorte me një orar të kufizuar.

Kohët e fundit ai ka blerë një iPhone të ri dhe ka aktivizuar një opsion që e pengon të shkarkojë aplikacione.

Një studim i vitit 2016 zbuloi se sa më shumë kohë që të rriturit shpenzojnë në mediat sociale, aq më shumë ka gjasa që ata të bien në depresion. Nga rezulatet e studimit, njerëzit që kontrollonin aplikacionet e tyre rregullisht ishin 2.7 herë më të predispozuar për të rënë në depresion sesa ata që ishin më pak aktiv.

Instagram renditet si aplikacioni me efektin më negativ për shëndetin mendor të të rinjve.

/Independent