Mark Zuckerberg: “Jam ende personi më i mirë për të drejtuar Facebook pas skandaleve”

Mark Zuckerberg: “Jam ende personi më i mirë për të drejtuar Facebook pas skandaleve”


Mark Zuckerberg thotë se ai është ende personi më i mirë për të drejtuar Facebook në vazhdën e serive të skandaleve të saj, ‘Unë mendoj se jeta ka të bëjë me të mësuarit nga gabimet’.

Të mërkurën, Facebook vlerësoi se firma Cambridge Analytica ka marrë në mënyrë të pahijshme të dhëna nga 87 milionë profile të përdoruesve.

Në një sesion me pyetje dhe përgjigje me gazetarët më vonë gjatë kësaj ditës, drejtori ekzekutiv 33-vjeçar u pyet nëse ai ishte ende personi më i përshtatshëm për të udhëhequr rrjetin social.

Lexoni: Mark Zuckerberg: “Siguria nuk është një problem që zgjidhet plotësisht, por ne do të vazhdojmë të përmirësojmë teknikat tona”

“Po,” tha Zuckerberg. “Dua të them, mendoj se jeta ka të bëjë me të mësuarit nga gabimet dhe duke punuar për atë që duhet të bëni për të ecur përpara.”

Zuckerberg në mënyrë të përsëritur pranoi se ai dhe kompania kishin bërë gabime, por disa gabime ishin të pashmangshme.

“Nëse do ta kishim këtë të drejtë, do të kishim bërë diçka tjetër,” tha ai.

Megjithëse një aksionar i madh i Facebook ka kërkuar që Zuckerberg të japë dorëheqjen si kryetar i bordit të Facebook, ai tha se nuk kishte pasur diskutime të tilla në bord.

burimi: Business Insider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0