Lufta në Ukrainë, Elon Musk ndërpret financimet për Starlink - Business Magazine Albania

Lufta në Ukrainë, Elon Musk ndërpret financimet për Starlink

Lufta në Ukrainë/ Elon Musk ndërpret financimet për Starlink

Shefi i SpaceX dhe Tesla, Elon Musk ka deklaruar se nuk mund të vazhdojë të financojë  sistemin e internetit Starlink për mbrojtjen dhe mbështetjen e ushtrisë ukrainase në luftën kundër Rusisë dhe për këtë i kërkoi ndihmë Pentagonit.
Musk  shkroi në Twitter argumentoi se SpaceX i kushtonte 20 milion dollarë (17.7 milion £) në muaj, për të mbështetur nevojat e komunikimit të Ukrainës. Zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh konfirmoi se departamenti kishte marrë korrespondencë nga SpaceX në lidhje me financimin e Starlink.

Musk filloi të dërgonte pjata satelitore Starlink në Ukrainë vetëm disa ditë pasi Rusia pushtoi në shkurt. Sistemi Starlink i më shumë se 2,200 satelitëve me orbita të ulëta ka ofruar internet me brez të gjerë për më shumë se 150,000 stacione tokësore të Ukrainës.

Po ashtu Sateliti Starlink ka ndihmuar operatorët e dronit të zbulimit të vijës së parë në shënjestrimin e sulmeve artilerie ndaj aseteve kryesore ruse. Ukraina i dha kredi Starlink këtë javë për ndihmën për rinisjen e infrastrukturës së saj në zonat kryesore pas më shumë se 100 sulmeve raketore ruse. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0