Kur pozitiviteti bëhet mbytës në vendin e punës! - Business Magazine Albania

Kur pozitiviteti bëhet mbytës në vendin e punës!

Shumë organizata e kuptojnë rëndësinë e zhvillimit të një kulture të shëndetshme në vendin e punës kur kanë shpenzuar shumë kohë, financa dhe përpjekje për të krijuar një të tillë. Vizioni i një vendi pune ku të gjithë janë të lumtur, të gëzuar dhe pozitiv në çdo kohë mund të jetë shumë joshëse dhe organizatat mund t’i nënshtrohen këtyre tundimeve. Megjithatë, jo vetëm që ky vizion është jorealist, por është edhe toksik. Në librinThe Other Kind of Smart, autori tregon se emocionet tona janë neutrale, as të mira as të këqija. Është ajo që bëjmë me emocionet tona ajo që ka rëndësi. Të jesh i detyruar për të shtypur emocionet negative në vendin e punës nuk i bën ato të largohen. Përkundrazi, duke i shtyn ato ato acarohen, rriten dhe bëhen më të fortë.

Në vend që të shtypin emocionet negative, ka mënyra se si organizatat mund të punojnë për t’i dhënë të gjithëve lirinë për të shprehur veten në një mënyrë që përmirëson një situatë të caktuar në vend që ta përkeqësojë atë.

Lexo: Imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz

Në vend që t’i shohin emocionet negative si kërcënim, organizatat duhet t’i shikojnë të gjitha emocionet e shprehura nga njerëzit e tyre si informacion mbi çështjet që duhen trajtuar për shëndetin e ekipit.

Një qasje është që organizatat të inkurajojnë dëgjimin aktiv, që do të thotë të dëgjosh dikë, madje edhe dikë me ndjenja të forta, me qëllimin kryesor të mirëkuptimit të ndërsjelltë. Thjesht të dëgjuarit mund të ndihmojë shumë për të ndihmuar personin që shpreh emocione të forta të çlirojë një pjesë të energjisë që mbartin ato emocione. Të mos dëgjohesh, ose të mos gjykohesh për atë emocion, do të ketë efektin e kundërt dhe do ta rrisë atë energji.

“Shtimi i dëgjimit në vendin e punës mund të duket i thjeshtë, por si çdo aftësi e re, kërkon praktikë. Udhëheqësit duhet të forcojnë muskujt e dëgjimit, ashtu siç do të shkonin në palestër,” thotë Adi Y. Segal, CEO i Hapi , një platformë dixhitale që ofron certifikim dëgjimi.
Lexo: Mësimet që mund të nxirrni nga një tavolinë pokeri!

Kur njerëzit kuptojnë se emocionet negative si frika, zemërimi ose trishtimi mund të pranohen hapur, ata zhvillojnë një ndjenjë sigurie psikologjike.

“Megjithëse komunikimi ‘face to face’ është mënyra e vetme për të zgjidhur konfliktin, shpesh njerëzit fshihen pas komunikimit pozitiv të rremë.

Presioni për të mbajtur një qëndrim pozitiv mund të çojë gjithashtu në mungesë autenticiteti në vendin e punës, pasi punonjësit mund të ndihen sikur duhet të vendosin një fasadë në vend që të jenë vetvetja e tyre e vërtetë”, thotë Segal. “Në fund të fundit, pozitiviteti toksik mund të krijojë një mjedis pune toksik që mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të punonjësit dhe performancën e punës. Në thelb, pozitiviteti toksik është e kundërta e krijimit të një mjedisi të hapur dëgjimi në punë.” fastcompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton.”
— Mae Uest
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0