Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë - Business Magazine Albania

Ku është Zuck? CEO i Facebook hesht pas skandalit mbi shkeljen e privatësisë


Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg, ka heshtur për më shumë se 48 orë që kur “The Observer” zbuloi keqpërdorimin e të dhënave personale të 50 milionë përdoruesve, edhe pse thuhet se kompania e tij duhet të hetohet për këtë fakt. Gjithashtu çmimi i aksioneve të Facebook ka pësuar një rënie me 6.77% ditën e Hënë, si dhe një fushatë e quajtur #DeleteFacebook është bërë virale në median sociale.

Zuckerberg zotëron 16% të kompanisë dhe pasuria e tij ra në rreth 69 miliardë dollarë, sipas Forbes.

The Observer raportoi këtë fundjavë se një kompani e quajtur Global Science Research (GSR) mori dhjetëra miliona profile në Facebook dhe ia shiti të dhënat Cambridge Analytica, një shoqëri e cila ka ndihmuar Donald Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-s dhe fushatën pro Brexit, duke shfrytëzuar të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook. Cambridge Analytica ka mohuar se ishte në dijeni që të dhënat janë marrë në mënyrë të paligjshme.

Kompania ka njoftuar të Hënën se do të angazhojë një firmë dixhitale për të kryer një kontroll të “Cambridge Analytica” për të përcaktuar nëse kompania ka ende një kopje të të dhënave në fjalë.

Lexoni: Si i përcakton Facebook pagat e punonjësve?

Nëse këto të dhëna ende ekzistojnë, do të ishte një shkelje e rëndë e politikave të Facebook dhe një shkelje e papranueshme e besimit dhe angazhimeve që këto grupe bënë,” tha Facebook në një deklaratë.

Të Hënën, senatori amerikan Ron Wyden i dërgoi Zuckerberg një listë të hollësishme të pyetjeve që lidhen me shkeljen, me një kërkesë për përgjigje deri në datën 13 Prill.

Është koha që Mark Zuckerberg të mos fshihet pas faqes së tij në Facebook,” tha deputeti konservator Damian Collins, kryetar i komitetit të dixhitalit, kulturës, medias dhe sportit.

Të tre kompanitë e mediave sociale Facebook, Twitter dhe Google dëshmuan në Washington vjeshtën e kaluar, pas zbulimit se platformat e tyre ishin përdorur nga agjentët e huaj që kërkonin të influencoheshin ilegalisht në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Të tre kompanitë dërguan këshilltarët e tyre të përgjithshëm, një veprim që u kritikua në atë kohë. Nuk ka gjasa që Zuckerberg të mund të shmangë pyetjet e Kongresit për herë të dytë.

Ekspertët kanë kritikuar gjatë praktikat e privatësisë së Facebook-ut, por paralajmërimet e tyre kanë bërë pak për të penguar shkeljen e të dhënave të përdoruesve – që deri tani numërohen më shumë se 2 miliardë në mbarë botën – nga logimi në platformë.

Nëse skandali do të rezultojë në ndryshime aktuale në besimin e përdoruesit të kompanisë, kjo mbetet për t’u parë, por hashtagu #DeleteFacebook është bërë virale në Twitter, ndërsa përdoruesit ndanë qëllimin e tyre për të dalë nga rrjeti social për të mirën e tyre. Të tjerët tweeted #WheresZuck, në lidhje me heshtjen e ekzekutivit.

Gjithashtu të hënën, New York Times raportoi se përgjegjësi për sigurinë e informacionit tw rrjetit social Facebook, Alex Stamos, ka dhënë dorëheqjen për shkak të skandalit me “Cambridge Analytica”.

Lexoni: Çmimi i reklamave në Facebook po rritet pas ndryshimit të News Feed

Për këtë çështje ka reaguar edhe Bashkimi Europian, duke e konsideruar të papranueshme përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve të Facebook për qëllime politike. Gjithashtu njoftoi se shumë shpejt do të veprojë për të mbrojtur qytetarët europianë nga keqpërdorimi i të dhënave të tyre në rrjetet sociale.

burimi: The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0