Çmimi i reklamave në Facebook po rritet pas ndryshimit të News Feed

Çmimi i reklamave në Facebook po rritet pas ndryshimit të News Feed


Çmimi i reklamave në Facebook është rritur që kur platforma bëri ndryshime në algoritmin e News Feed duke mos patur prioritet përmbajtjen e publikuesve të ndryshëm, sipas të dhënave nga kompania teknologjike AdStage për Recode.

Facebook njoftoi ndryshimin e News Feed në Janar dhe AdStage konstatoi se CPMt (kosto për 1000 përshtypje të reklamave) u rritën në 122% në krahasim me muajt më parë.

Ndryshimi i algoritmit të Facebook do të thotë që më pak artikuj lajmesh dhe reklama janë duke u shfaqur tek përdoruesit, duke çuar në më pak përshtypje ndaj reklamave. Për më tepër, Facebook njoftoi se në nivel global, përdoruesit mesatarisht shpenzojnë dy minuta më pak në ditë në platformë. Duke supozuar se reklamuesit kanë mbajtur konstant buxhetet e tyre në Facebook, kjo do të çonte në CPM më të larta për reklama në këtë platformë.

Lexoni: Ndryshimet e bëra nga Facebook në “News Feed” po nxjerrin jashtë loje publikuesit

Vlen të përmendet se sistemi i reklamave në Facebook në fund të fundit është mekanik – është një proces ankandi që përcakton çmimet në bazë të kërkesës dhe konkurrencës dhe nuk është i njëanshëm ndaj blerësit, pavarësisht nëse është një markë e madhe apo një fushatë politike.

Megjithatë, ulja e përshtypjeve të reklamave nuk ka penguar të ardhurat nga reklamat e platformës sociale – Facebook fitoi 12.8 miliardë dollarë nga të ardhurat e reklamave në tremujorin e 4-ët 2017. Për të siguruar që përshtypjet e ulura të reklamave nuk ndikojnë negativisht në fundin e saj, Facebook mundet të përqëndrohet në rritjen e bazës së klientëve të saj në reklama përmes bizneseve të vogla, të cilat ai pret të jenë një kontribues i madh në rritjen e ardhshme.

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0