Konferenca Spark.me, një mbështetje dhe promovim për startup-et - Business Magazine Albania

Konferenca Spark.me, një mbështetje dhe promovim për startup-et


 

Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 29-30, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi , ka nisur thirrjet për aplikime për “Konkursin Startup Spark.me“. Ekipi fitues do të ketë mundësinë unike të prezantojnë projektin e tyre para investitorëve dhe medias në “TechCrunch Disrupt San Francisco 2017 Startup Alley” në 18-20 Shtator, 2017. Këtë vit, ekipi ne vendin e dytë merr një çmim gjithashtu- një qëndrim 14-ditor për dy sipërmarrës në rezidencën e “Startup Embassy”  e lokalizuar në Palo Alto, Silicon Valley, një mundësi e bërë realitet nga një prej sponsorave me famë të Spark.me 2017, “Startup Embassy”.

Misioni i “Konkursit Startup Spark.me” është mbledhja e startup-eve të suksesshmë nga e gjithë Europa, t’i ndihmojë ata të rriten dhe të ndajnë idetë e tyre me botën. Të gjithë themeluesit e startup-eve pas 1 Shtatorit, 2015 dhe të gjithë ata që kanë marrë më pas se 2.5 millionë dollarë financime, janë të përshtatshëm për të aplikuar,  pavarësisht se ku janë regjistruar. Kjo është e domosdoshmë në mënyrë që të jeni të përshtatshëm për “TechCrunch Disrupt SF 2017 Startup Alley“

Për të marrë pjesë, të gjitha ekipet e interesuara duhet të plotësojnë formularin e aplikimit në http://spark.me/2017/startups-2/, pas së cilës ata do të kalojnë nëraundin e para-përzgjedhjes. Afati i aplikimit është data 30 prill 2017, 23:59:59 UTC. 10 ekipet që do të kalojnë fazën e selektimeve do të shpallen të hënën, në datën 19 Maj, 2017 në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me dhe do të ftohen të prezantojnë startup-in e tyre para një jurie ndërkombëtare në konferencën Spark.me. Ekipi fitues do të fitojë një mundësi që vjen vetëm njëherë në jetë për të prezantuar dhe diskutuar projektin e tij me “Elitën e teknologjisë” në San Francisco, akomodimin në hotel për tre ditë (për dy persona), dy bileta për konferencën tre ditore “TechCrunch Disrupt San Francisco 2017” dhe një kabinë në Startup Alley. Ekipi i vendit të dytë do të fitojnë një qëndrim 14-ditor pa pagesë për dy sipërmarrës në rezidencën e Startup Embassy me bazë në Palo Alto, Silicon Valley, në kohën e zgjedhjes së tyre. Ju lutem vini re se çmimi i vendit të dytë nuk përfshin shpenzimet e udhëtimit; shpenzimet e udhëtimit bien mbi vetë ekipin.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe t’a marrin atë për vetëm 200 €, para datës 9 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës, seminaret dhe ëorkshopet, drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 1 të konferencës. Një biletë nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 29-30 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative , modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook dhe llogarinë në Twitter.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0