Kompanitë e rrjeteve sociale, gjoba të mëdha për... - Business Magazine Albania

Kompanitë e rrjeteve sociale, gjoba të mëdha për…

Kompanitë e rrjeteve sociale duhet që t’i largojnë përmbajtjet e keqtrajtimeve të kafshëve nga platformat e tyre, ose të përballen me gjoba që arrijnë deri në mbi 20 milionë euro.

Ndryshimi i fundit në Projektligjin e Sigurisë në internet vjen pas një hetimi të BBC Eye.

Ministrat thanë se hetimi “Monkey Hater” që zbuloi një rrjet global të torturës së majmunëve ishte një shembull i qartë se përse ishin të nevojshme ndryshimet, raporton BBC.

Projektligji – i cili synon të kontrollojë internetin – pritet të bëhet një ligj gjatë kësaj vjeshte.

Videot e mizorisë ndaj kafshëve do të konsiderohen si një “shkelje prioritare” sipas një ndryshimi të ri të projektligjit – duke e sjellë atë në një linjë me pornografinë hakmarrëse, abuzimin seksual të fëmijëve dhe kërcënimet për vrasje
Lexo: Suedia i kthehet praktikës së librave dhe dorëshkrimit në shkollat e digjitalizuaraSipas propozimeve të reja, nëse platformat e mediave sociale nuk trajtojnë në mënyrë proaktive përmbajtjen e paligjshme dhe e heqin atë, ata do të përballen me gjoba që kapin shifrën deri në 10 për qind të të ardhurave të tyre vjetore globale.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0