Komisioni Hetimor: Instagram, mund të shkaktojë efekte të rënda varësie - Business Magazine Albania

Komisioni Hetimor: Instagram, mund të shkaktojë efekte të rënda varësie

Një komision hetimor është nisur mbi kompaninë zotëruese të Facebook e Instagram pas akuzave se po shkaktojnë sjellje varësie te fëmijët me pasoja dëmtuese në shëndetin mendor, që kanë një varg pasojash të tjera negative.Komisioni i BE thotë se Meta mund të ketë shkelur ligjin e shërbimeve dixhitale të bllokut  (DSA) i miratuar verën e kaluar, që ndalon kompanitë të nxisin dezinformacion, mashtrime financiare me blerjet, abuzim të fëmijve apo lëndime online

Komisioneri Thierry Breton njoftoi hapjen e procedimit ndaj Meta, duke thënë se “jemi të sigurt se nuk ka bërë sa duhet për detyrimet e saj në lidhje me pasojat fizike e mendore te të rinjtë e BE në lidhje me platformat e saj Facebook e Instagram.”

Hetimi do të eksplorojë pasojat e vrasisë së mundshme në këto përmbajtje të errëta, ku algoritmet i ushqejnë fëmijëve dhunë ose subjekte negative, siç janë imazhet jo-realiste të formave trupore. Do të hetohet gjithashtu mjeti i verifikimit të moshës nga Meta dhe privatësia për të miturit.

Lexo: Google ka ndarë 1 milion dollarë bursa për shkencëtarët e rinj

Një zëdhënës i Meta tha: “Ne duam që të rinjtë të kenë në rrjet eksperienca të përshtatshme për moshën e tyre dhe kemi krijuar shumë mjete për mbrojtjen e tyre. Jo është një sfidë me të cilën po përballet e gjithë industria dhe ne do të bashkëpunojmë me BE”

Sipas rregullave platformat janë të detyruara të mbrojnë fëmijët, por në hetimet e zyrtarëve të BE thuhej se ato “shfrytëzojnë dobësinë dhe mungesën e eksperiencës së të miturve për të shkaktuar sjellje varësie”.

Komisioni ka nisur hetime ndaj TikTok, dhe akuzave nxitje të urrejtjes në rrjetin X.

Breton tha se natyra e krijimit të varësisë theksohet te rrjeti i ri ‘TikTok Lite’ që shpërblen ndjekësit për shikimin e videove, të cilat sipas tij “mund të jenë po aq toksike dhe me varësi sa droga apo duhani”.

Komisioni tha se nëse nuk është i kënaqur me reagimet e Meta mund të vendosë një gjobë ekuivalente me 6% të xhiros globale. Nuk është publikuar një datë e caktuar për përfundimin e hetimit  The Guardian.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0