Rezidencat qeveritare do kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese që kalojnë në Fazën 2 - Business Magazine Albania

Rezidencat qeveritare do kthehen në hotele luksoze, kompanitë fituese që kalojnë në Fazën 2

Plani për kthimin e rezidencave qeveritare në Vlorë dhe Velipojë në hotele luksoze markë ndërkombëtare ka bërë një hap para. Korporata e Investimeve Shqiptare njoftoi këtë javë listën e kompanive që kanë shprehur interes për zhvillimin e këtyre dy pronave shtetërore përmes një programi që qeveria ka nisur ta zbatojë në një sërë projektesh.

Konkretisht për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë” që është pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shprehur interes tre kompani dhe pas verifikimit të dokumenteve kanë kaluar në fazën e dytë të trija. Bëhet fjalë për shoqëritë:

  • Shoqëria “Soleil and Sea” shpk
  • Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Swiss Diamond Group SA” 3. Shoqëria “Xhenis shpk”.

Ndëkrohë për kontratën “Për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Vlorë” pjesë e nënprojektit “Hospitality” kanë shfaqur interes pesë shoqëri nga të cilat janë kulaifikuar për fazën e dytë katër prej tyre:

1.Shoqëria “Blu Horizont 2005” shpk

2. Shoqëria “Soleil and Sea” shpk

3. Bashkimi i Subjekteve shoqëria “2A Group shpk”, “Practica Arquitectura y Urbanismo SLP”, “Barclay Crousse”, “Tharm Architects”, Brand Company “Sëiss Diamond Group SA”

4. Bashkimi i Subjekteve “Shoqëria Edil-Al-IT shpk & Zdrava shpk shpk”.

Në fazën e dytë ku do të bëhet edhe përzgjedhja e kandidatit fitues shoqëritë duhet të paraqesin një propozim që përmban dy pjesë, projekt idenë arkitekturore (zarfi 1) dhe ofertën financiare (zarfi 2).

Lexo edhe: Bankat shqiptare aplikojnë zyrtarisht për në SEPA, transfertat fillojnë në tetor

Si do zhvillohen rezidencat në Vlorë dhe Velipojë

Vilat qeveritare në Vlorë  dhe ajo në Velipojë do të kthehen në hotele luksoze.

“Ky projekt ka si synim të transformojë këto rezidenca nga struktura të amortizuara dhe të pashfrytëzuara në qendra bashkëkohore të turizmit elitar dhe zhvillimit ekonomik. Duke ruajtur vlerat historike të përdorimit të këtyre pronave, rikonceptimi do të sjellë një harmoni mes së shkuarës dhe së ardhmes, duke i dhënë rëndësi jo vetëm inovacionit, por edhe ruajtjes së identitetit të tyre.

Rezidencat qeveritare do të përfshijnë standardet më të larta të mikpritjes bashkëkohore, të mbështetura nga teknologjitë më të avancuara dhe dizajni bashkëkohor. Transformimi i tyre synon të krijojë një përvojë unike për turistët, investitorët dhe personalitetet VIP, duke i kthyer ato në modele të qëndrueshmërisë ekonomike dhe mjedisore”, – nënvizohet në dokumentet e thirrjes.

Zona ku do të zhvillohet projekti përfshin së pari rezidencën Qeveritare “Vila nr. 2” ku sipërfaqja ndërtesës 1126 m². Rezidencën Qeveritare “Vila nr.6” ku sipërfaqja ndërtesës është 332.48 m² dhe e treta rezidenca Qeveritare “Vila nr.9” me sipërfaqe të ndërtesës 186 m².

Në total, sipërfaqja e konkursit: 1,644.7 m². Ndërkohë lidhur me rezidencën në Velipojë dokumentet specifikojë se ky konkurs synon të gjenerojë ide dhe propozime inovative për transformimin e rezidencës në struktura të akomodimit elitar, duke krijuar destinacione moderne dhe të qëndrueshme që përmbushin standardet më të larta ndërkombëtare të luksit.

Referuar të dhënave që janë bërë publike, kjo pasuri është në total 8100 metra² ku përfshihet edhe ndërtesa. Të dhënat e pasurisë janë: Rezidenca Qeveritare “Vila Velipojë”, Shkodër, Zona Kadastrale nr. 3072, lloji i pasurisë “Ndërtesë + Truall”, numër pasurie: 5, Sipërfaqja e gjurmës së ndërtesës 1200 m² + Sipërfaqja e truallit 8100 m².

“Institucioni përfiton hapësira të reja që janë më funksionale, në kushtet e një hoteli butik e një standardi me 5 yje, ku personalitetet e larta shtetërore do të vazhdojnë të përfitojnë nga shërbimet që këto godina qeveritare do të ofrojnë, kushteve të përcaktuara në marrëveshjen mes Korporatës dhe DSHQ”, – thuhet në dokument./ N.Maho

Burimi: Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0