Opinion/ Të dështuar apo të suksesshëm?! Zgjedhja është e juaja! - Business Magazine Albania

Opinion/ Të dështuar apo të suksesshëm?! Zgjedhja është e juaja!

Nga Vehbi Zeqiri*

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës, në dekadën e fundit nuk janë duke u përfillur sa duhet prej punonjësve në çdo entitet, kompani apo institucion, por e njëjta mos përfillje mbretëron edhe në raportet tona me familje! Në dekadën e fundit është rritur përqindja e punonjësve të cilët nuk i marrin seriozisht detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, duke i injoruar, mos kryer, apo zvarritur ato. Ky fenomen i ka kapluar të gjithë. Detyrat dhe përgjegjësitë gjithashtu janë duke u injoruar edhe prej prindërve, mësimdhënësve, udhëheqësve, nxënësve, punëmarrësve, punonjësve, politikanëve, etj.

Pa kurrfarë dileme dhe mëdyshje, kjo qasje ndaj detyrave dhe përgjegjësive rezulton në ngecje, regres, përhapje të krimit, dëshpërim, nënshtrim, mbyllje, vetmi, etj. Por, çfarë ndodh në aspektin individual kur një punonjës nuk i përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë që i ka pranuar:

  1. Mundohet të gjej justifikime të pavërteta për mospërmbushjen e detyrave dhe obligimeve që ka! Kjo rrjedhimisht individin e bënë gënjeshtar të sofistikuar i cili gënjeshtrën do ta përdor edhe në raporte me kolegët, shoqërinë, dhe familjen, pa asnjë përjashtim. 
  2. Ndjesia e fajit dhe turpit e përcjell gjatë gjithë kohës, edhe në punë edhe në shtëpi! Kjo ndikon në raportet e tyre me udhëheqësit, kolegët e punës, familjen, dhe shoqërinë e tyre. Ky emocion negativ ndikon në shkatërrimin e neuroneve, përkeqëson shëndetin, dhe përkeqëson sjelljet e tyre me të tjerët. 
  3. Harxhojnë shpejt energjinë e tyre të vlefshme, duke u munduar ta fshehin të mos bërit të punës, zvarritjen, dhe jo profesionalizmin! Mungesa e energjisë  e privon njeriun prej arritjes së ëndrrave dhe qëllimeve që ka në jetë. 
  4. Nuk zhvillohet profesionalisht dhe nuk avancon aspak në karrierë! Të tillët, gjithmonë do të mbesin në nivelin e njëjtë, pra nuk do të zhvillohen profesionalisht e as në karrierë, d.m.th. janë të dështuar. Dështimin e tyre do ta vërejnë të gjithë; udhëheqësit, kolegët, shoqëria, por edhe familja e tyre.
  5. Bëhet pengesë edhe për punonjësit e tjerë! I dështuari tenton gjithmonë të ketë shoqëri të dështuar që mos ta kaploj ndenja e vetmisë dhe frikës. Këtë mundohet ta arrijë duke i mashtruar të tjerët, duke iu thënë se kontributi i tyre është i kotë, etj. 

Pa dyshim që ka edhe efekte të tjera negative që nuk janë përmendur këtu, por çka është e rëndësishme në këtë drejtim, të dihet prej nga erdhën të gjitha këto efekte, sjellje dhe qasje negative?

Lexo edhe: BEZHË – Prekja artizanale shqiptare në Bienalen e Arkitekturës Venecia 2025

Këto janë rezultat i injorimit dhe mosmarrjes së detyrave dhe përgjegjësive të cilat i janë caktuar dhe i ka pranuar me nënshkrimin e kontratës së punës. Pra, një ‘tregti’ shumë e gabuar dhe në kundërshtim me vlerat universale botërore, por edhe kundër rrugës së duhur drejt zhvillimit, avancimit, dhe progresit të individit dhe të shoqërisë.

Ne të gjithë jemi para një zgjedhjeje, të rrugës së dështimit dhe dëshpërimit për shkak të ‘qejfeve’ momentale, apo rrugës së suksesit dhe lumturisë në jetë që na pret gjatë dhe pas angazhimit në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive që kemi.

Pranimi dhe angazhimi rreth kryerjes së detyrave dhe përgjegjësive që kemi marr përsipër, do ta zhvillonte profesionalizmin, përmirësonte integritetin, mbështeste karrierën, dhe rriste rrjetin e njerëzve të suksesshëm të cilët do të dëshironin të shoqëroheshin me ne. Shumë e thjeshtë…, por e fuqishme!

Këtë shkrim ua dedikoj prindërve të mi dhe të gjithë prindërve të tjerë të cilët i kanë edukuar fëmijët e tyre që t’i marrin përsipër detyrat dhe përgjegjësitë me një përkushtim të denjë dhe urtësi e mos ta njollosin nderin dhe krenarinë e paraardhësve të tyre.

 

*Vehbi Zeqiri është themelues dhe drejtor ekzekutiv i ‘Institucionit Mikro-financiar START’ në Prishtinë, me më shumë se 22 vite përvojë në industrinë financiare-bankare të Kosovës. Ai ka përfunduar studimet master në Malajzi dhe ka marrë certifikata ndërkombëtare, përfshirë një titull në Mikro-financa nga ‘Frankfurt School of Finance & Management’. Zeqiri ka qenë folës në shumë konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar artikuj të rëndësishëm në mikro-financa. Përveç karrierës financiare, ai ka një përvojë 17 vjeçare në sektorin humanitar dhe është themelues i ‘Fondacionit për Lidership dhe Avancim Personal’, ku ofron trajnime dhe këshilla profesionale.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0