Këto 3 trende do të përcaktojnë të ardhmen tuaj, thotë Jack Ma - Business Magazine Albania

Këto 3 trende do të përcaktojnë të ardhmen tuaj, thotë Jack Ma


Në një intervistë, themeluesi i Alibaba Jack Ma dha mendimin e tij për një gamë të gjerë të çështjeve globale, duke filluar që nga reagimi kundër globalizimit dhe administratës së Trump, perspektivat e një lufte tregtare mes Kinës dhe SHBA (që nuk do të ndodhë, thotë ai) dhe e ardhmja e vendeve të punës.

Në fund të intervistës, Ma i tha audiencës se ai kishte një këshillë të fundit për të ndarë, cilat duhet të jenë prioritetet tona për tre dekadat e ardhshme.

“30 vitet e ardhshme janë kritike për botën,” tha ai. “Çdo revolucion teknologjik merr rreth 50 vjet. Në 20 vitet e para, kemi qenë dëshmitar të rritjes së gjigandëve të teknologjisë si eBay, Facebook, Alibaba dhe Google. Kjo është ‘e mirë’, tha ai por tani ne duhet të përqëndrohemi në atë që vjen më pas.”

“30 vitet e ardhshme” duhet të jenë në lidhje me trajtimin e “implikimeve të kësaj teknologjie”, argumentoi ai.

“Gjëja më e rëndësishme është që të bëni teknologjitë përfshirëse, të bëni të ndryshojë botën. Diçka tjetër e rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje atyre njerëzve që janë 30 vjeç, sepse ata janë gjenerata e internetit. Ata do të ndryshojnë botën, ata janë ndërtuesit e botës.”

“Së treti, duhet t’i kushtojmë vëmendje kompanive që kanë më pak se 30 punonjës. Pra, 30 vite, 30 vjeç dhe 30 punonjës, në këtë mënyrë ne mund t’a bëjmë botën shumë më të mirë.”

Burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0