Ja cilat janë kompeticionet kryesore të startup-eve të zhvilluara në 2019

Ja cilat janë kompeticionet kryesore të startup-eve të zhvilluara në 2019


Nëse keni një ide biznesi, pjesëmarrja në kompeticione startup-e dhe inkubatorë është hapi i duhur, për ta kthyer atë biznes. Vitet e fundit vihet re një numër i lartë kompeticionesh startup, të cilat janë gjithmonë të hapura për mbështetje. Po ashtu edhe idetë pjesëmarrëse janë të shumta, dhe shumë prej tyre po funksionojnë si biznes. BusinessMag.al është gjithmonë në ndjekje dhe mbështetje të këtyre ideve, ndaj dhe në këtë artikull sjellim në vëmendjen e lexuesit eventet më të rëndësishme në këtë drejtim. 

Rrugëtimi disa mujor i projektit SuperGeneration, ishte një nismë nga Albtelecom për mbështetjen e ideve inovative të të rinjve. Konkurrimi në SuperGeneration ishte interesant. Aty u paraqitën 10 ide të ndryshme biznesi dhe pati 3 ide fituese.

Taveler është një aplikacion që shumë shpejt do ta kemi në telefonat tanë. Ai promovon turizimin, duke na njohur me të gjithë muzetë e vendit tonë dhe duke na informuar për historikun e çdo monumenti apo objekti të lashtë.

Mine.al, ideuar nga dy djemtë e apasionuar pas teknologjisë Dorian Kane dhe Kadri Manaj. Ai është një sistem monitorimi i minierave të monedhave virtuale.

Portalistudentor.al, i Gevio Tabakut, është një startup dhe një komunitet online, ku mund të shprehni mendimet dhe idetë tuaja, ku mund të mësoni online dhe të thjeshtoni rrugëtimin tuaj drejt dijes.
Lexo: Shpallet fituesi i SuperGeneration. AlbTelecom shpërblen me 2000€ projektin “Traveler”

Startup City, një event i cili mbështet çdo të ri që ka një ide të mirë biznesi. Ky ishte viti i dytë për Startup City në Tiranë, pasi lindi si ide ndihmëse për të rinjtë, ku u ofron atyre mentorim, trajnim dhe njohje të reja. Përgjatë konkursit zhvillohen faza mentorimi nga mentorë të përzgjedhur në bazë të disa kritereve të caktuara. Ndërsa konkursi u finalizua me pesë fitues.

Vendi i parë u fitua nga Endri Nasufi me idenë e tij kreative “Concept Marketing”. Gevio Tabaku me “Portalin Studentor” fitoi trajnim dhe inkubim nga partnerët e eventit. Idea Sapientify, e Aleksandra Ngjeliu fitoi trajnim dhe inkubim, ndërsa Darlina Subashi me idenë e saj Barna.Com.al fitoi një vit abonim në Abissnet.

Eventi bazohet në dy rregula “strikte”:

  1. Çdo pjesëmarrës deri në mbyllje të eventit duhet të njohë minimumi 5 njerëz të rinj.
  2. Nuk lejohei të jesh i ndrojtur.

Lexo: StartUp City shpall fituesit

Pas një përvoje intensive disa mujore, IDEA 2019 kurorëzoi 5 fituesit, të cilët vlerësohet të kenë ofruar idetë më inovative të biznesit, të qëndrueshme dhe me një pjesëmarrje aktive në trajnim. Para jurisë së përbërë nga drejtues të Albtelecom, DIHA (Dhoma Gjermano -Shqiptare e Tregtisë) Deloitte dhe Iceberg Communications, finalistët prezantuan idetë e tyre në emisionin e Diell, në Top Channel. Katër prej ideve individuale fituan mbështetje nga 3 mijë euro nga IDEA, mbështetur nga qeveria gjermane. Një prej ideve të prezantuara në grup fitoi 7000 euro. Ndërkohë, të gjithë finalistët morën mbështetje nga anëtarët e jurisë dhe Business Magazine, për shërbime të ndryshme.
Lexo: Startup, ja 5 fituesit e IDEA 2019

StartUp Live Tirana 2019 – vendi ku mund të njohësh njerëz të rinj dhe ku të jepet mundësia të marrësh pjesë në Festivalin e Pionerëve në Vjenë. Qëllimi i këtij Programi Akselerimi është kthimi i një ideje në një biznes real. Në një fundjavë të vetme, themelues të Startup-eve ekzistues së bashku me pjesëmarrës, të cilët janë të gatshëm dhe të etur për t’u bashkuar, mësojnë çdo gjë rreth modelimit të një biznesi dhe e sjellin atë në një prezantim final. Pjesëmarrësit kanë mundësinë të takojnë mentorë dhe ekspertë nga industria e startup-eve dhe në fund ta prezantojnë idetë e tyre para investitorëve.
Lexo: StartUp Live Tirana shpall fituesit

Creative Business Cup është një kompeticion që fuqizon sipërmarrësit në industritë kreative. I lidh ato me investitorët dhe tregjet globale dhe rrit aftësitë e tyre inovative në përfitim të industrisë dhe shoqërisë. Çdo vit, partnerët ndërkombëtarë në të gjithë botën zhvillojnë kompeticionin që nxjerr në pah idetë dhe startup-et më kreative. Organizuar nga Universiteti Marin Barleti dhe Ofiçina, këtë vit u përzgjodhën 26 startup-e nga 85 aplikime, për të vazhduar më tej garën. Shumë prej tyre ishin biznese që kanë klientë dhe operojnë prej disa vitesh në tregun vendas. Juria e përfaqësuar nga Jetona Myteveli Koordinatore Kombëtare në projektin IDEA, Steven Kelly i vetmi investitor ëngjëll në Shqipëri, Flutura Veiti drejtuese e një kompanie konsulence, Sokol Vladi drejtor i Microsoft, ofruan mbështetje në mentorim apo facilitete të tjera të nevojshme për zhvillimin e projekteve që nuk u vlerësuan me çmim.
Lexo: Shqipëria ka startup-e kreative. Creative Business Cup vlerëson idetë më të mira

Keni dëgjuar për Inovation NEST?! Një nismë e themeluar nga të rinj në fushën e inovacionit. Fabiola Duro dhe Erind Aliçkolli, sollën për të parën herë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Rrjetin e Engjëjve të Biznesit, të quajtur “Innovation NEST (IN)– Foleja e Inovacionit me qendër në Tiranë, si një ndër projektet më të rëndësishme të kompanisë dixhitale, TOK Digital Agency. Innovation NEST është një nga fondet e ardhshme e dedikuar për çdo sipërmarrje inovative dhe investitorët në të gjithë sektorët, të cilët përmisojnë qëndrueshmërinë dhe cilësinë e ekosistemit të jetës sonë. IN është një përshpejtues i Inovacionit në rajon, duke parë vështirësitë që hasin sipërmarrjet e reja në tregjet ballkanike. Në një event dy ditor morën pjesë më shumë se 50 marka ndërkombëtare, CEO-t dhe investitorët më të mirë, të cilët mbështesin inovatorët më të mirë që të ndodhë ndryshimi kur ndryshimi është i vështirë.
Lexo: Inovation Nest, drejt lidhjes së startup-eve me investitorë engjëj

I themeluar për të mbështetur ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon, akseleratori inovativ Uplift Albania, përzgjodhi në fillim të nëntorit startup-et fituese, të cilat do të ndjekin programin 6-javor të akselerimit me mundësinë për të rritur biznesin e tyre edhe ndërkombëtarisht. Selection Bootcamp ishte takimi i parë zyrtar mes startup-eve konkurrente, mentorëve, investitorëve, ekspertëve të teknologjisë dhe bizneseve vendase, rajonale dhe botërore. Startupet që janë pjesë e Uplift Albania, janë bërë pjesë e një programi akselerimi me 50+ ekspertë të industrisë, sipërmarrës të suksesshëm në Europë dhe investitorë ballkanikë.

Uplift Albania nuk investon në mënyrë direkte në kompani. Duke u bërë pjesë e tij, startup-et mund të përfitojnë deri në 50,000-euro investim përmes partnerëve ose 3,000-euro çmim për ekipin më të mirë.
Lexo: 10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania

BetaPitch Tirana, me fokus startup-et në fushën e teknologjisë. Instituti Adriapol dhe Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me BetaHouse në Berlin, ishin ata të cilët bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti në Tiranë për të katërtin vit. Idetë pjesëmarrëse ishin jo pak të njohura për publikun, pasi shpesh janë pjesë të startup-ve të ndryshme që mbahen në Tiranë. Këtë vit fituese u shpall ideja “Like Sad E-bike”, për dhënien me qera të biçikletave elektrike. Krijuesi i këtij startup, Sadi Lika do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e madh BETA Pitch që do të mbahet në Berlin.
Lexo: BetaPitch Tirana shpall fituesin

UK Albania Tech Hub programi  i Ambasadës Britanike në Shqipëri ka siguruar dhjetëra përfitues në fushën e teknologjisë. Ato ndanë së bashku projektet dhe rezultatet gjatë eventit të zhvilluar nga Ambasada Britanike në Tiranë. Pjesë e eventit ishin sipërmarrës të kompanive të reja në fushën e invacionit dhe teknologjisë si dhe përfaqësues të qeverisjes qëndrore dhe vendore. E vetme në llojin e saj, UK-Albania Tech Hub është një program rajonal i Ballkanit Perëndimor që mbështet bashkëpunimin midis vendeve të Ballkanit dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e teknologjisë. Pas projektit të suksesshëm me startup-e shqiptare, programi këtë vit do të zgjerohet për të përfshirë dhe pranuar aplikime nga startup-et e vendosura në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Lexo: UK Albania Tech Hub

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0