UK Albania Tech Hub

UK Albania Tech Hub


Çfarë është UK-Albania Tech Hub?

Një program i ri për të mbështetur partneritetin midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe në sektorin e teknologjisë, që synon nxitjen e fillimit të teknologjisë në Shqipëri dhe krijimin e mundësive për të bërë biznes me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo është një nismë e re që mbështet aftësitë e sipërmarrjes.

Pse ky projekt?

Rinia shqiptare është shumë dinamike, e arsimuar mirë dhe anglishtfolëse. Inovacioni në ditët e sotme është parakushti numër një për ekonomitë dhe vendet që të përparojnë dhe ky projekt mbështet ambicjet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shqipërisë në këtë drejtim.

Kush?

Ambasada Britanike në Tiranë dhe Këshilli Britanik në Shqipëri po zbatojnë një model të krijuar dhe provuar diku tjetër në rrjet, i cili përfshin një qasje prej tre hapash për të mbështetur startup-et e teknologjisë;

1. Një seri seminaresh mbi biznesin ndërkombëtar dhe të Britanisë së Madhe në sektorin e teknologjisë,

2. Programi i shkëmbimit për të eksploruar mundësitë e biznesit në sektorin e teknologjisë britanike

3. Një program për të rritur performancën e startupeve të përzgjedhur

Cili është procesi?

Mundësia për të marrë pjesë në program tani është e hapur për të gjitha startupet e teknologjisë që tashmë janë vendosur në tregun shqiptar. Startupet e përzgjedhur (bazuar në një sërë kriteresh) do të fillojnë një program trajnimi me disa nga ekspertët më të mirë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, e ndjekur kjo nga një program shkëmbimi në Britaninë e Madhe.

Çfarë ndodh më pas?

A jeni i interesuar të bashkoheni në këtë program? A dëshironi të jeni një nga startupet e para të teknologjisë shqiptare për tu futur në tregun e Britanisë së Madhe? Nëse po, atëherë plotësoni formularin e aplikimit dhe dërgoni me email në info@britishcouncil.org.al deri më 25 shtator 2017.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0