StartUp City shpall fituesit

StartUp City shpall fituesit


Edicioni i dytë i StartUp City në Tiranë ka mbyllur rrugëtimin e tij.

Për prezantimin e ideve, secili kishte në dispozicion 7 minuta kohë. Pjesëmarrësit u përballën e pyetjet dhe komentet e jurisë.

Vendi i parë u fitua nga Endri Nasufi me idenë e tij kreative “Concept Marketing”. Gevio Tabaku me “Portalin Studentor” fitoi trajnim dhe inkubim nga partnerët e eventit. Idea Sapientify, e Aleksandra Ngjeliu fitoi trajnim dhe inkubim, ndërsa Darlina Subashi me idenë e saj Barna.Com.al fitoi një vit abonim në Abissnet.

Organizatorët u shprehën se eventi shkoi më së miri. Ata synojnë që vitin e ardhshëm, numri i pjesëmarrësve dhe çmimeve për fituesit të rritet.

Konkursi i organizuar nga të rinj.

Në finalen e këtij eventi i ftuar special ishte z.Kadri Morina, i cili rrëfeu historinë e tij të suksesit e të dështimit.

Ai tregoi historinë e dështimit, për t’u thënë të rinjve që sipërmarrja nuk është e lehtë, por edhe historinë e tij të suksesit për të treguar, që nëse ke vullnet në jetë mund t’ia dalësh. Edhe çertifikatat, me të cilat u pajisën në fund pjesëmarrësit, u firmosën nga zoti Morinaj.

Organizatorët thanë se kriteret e përzgjedhjes së fituesve janë: inovacioni, qëndrueshmëria dhe formimi i të rinjve. Sipas tyre: “Nëse nuk merrni pjesë në një StartUp me një ide biznesi, të paktën kontribuoni në organiziminn e startup-ve”.

Lexo: StartUp City për të dytin vit në Tiranë

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0