StartUp City për të dytin vit në Tiranë

StartUp City për të dytin vit në Tiranë


StartUp City, eventi i cili po mbahet për të dytin vit në Tiranë, ka çelur dyert për të gjithë sipërmarrësit me ide inovative.  Eventi u hap me fjalimin përshëndetës, spontan dhe argëtues të dy organizatorëve kryesorë të eventit, Blerina Hoxha dhe Julvin Marku. StartUp City lindi si ide ndihmëse për të rinjtë, ku u ofron atyre mentorim, trajnim dhe njohje të reja.

Ky konkurs do të finalizohet me pesë fitues.

Eventi bazohet në dy rregula “strikte” :

  1. Çdo pjesëmarrës deri në mbyllje të eventit duhet të njohë minimumi 5 njerëz të rinj.
  2. Nuk lejohej të jesh i ndrojtur

Për të motivuar pjesëmarrësit me historinë e tij të suksesit dhe të dështimit, Arbër Çepani foli për 30 minuta. Për BusinessMag.al njëra ndër organizatoret e eventit, Blerina Hoxha shprehet se këtë vit numri i aplikanëve është rritur. Vitin e kaluar aplikuan gati 40 të rinj dhe vetëm 13 prej tyre u futën në fazën e prezantimeve. Këtë vit numri i aplikantëve është 90 dhe 25 prej tyre do të jenë në fazën e prezantimit të ideve. rritja e pjesmarrjes flet për progres. Ky event ka për qëllim që StartUp City t’i shtohet ekosistemit të startup-ve, duke nxitur të rinjtë drejt inovacionit dhe sipërmarrjes.

Mosha e mentorëve ështe dukshëm e re. E pyetur për këtë Blerina tregon se, “zgjedhja e mentorëve në moshë të re është bërë për t’u thënë të rinjve që sipërmarrësit e suksesshëm nuk janë vetëm ata të viteve 90. Por, nëse ti ke një ide dhe beson fort tek ideja jote mund t’ia dalësh. Këtë vit ajo shprehet që do të jepen më shumë çmime.

Për BusinessMag.al ajo tregon se kriteret e përzgjedhjes së fituesve janë: inovacioni, qëndrueshmëria dhe formimi i të rinjve. Blerina Hoxha ka një mesazh për të gjithë të rinjtë: “Nëse nuk merrni pjesë në një StartUp me një ide biznesi, të paktën kontribuoni në organiziminn e startup-ve”.

Lexo: Përfundon me sukses edicioni i parë i Start – up City

Juria që do të përzgjedhë fituesit përbëhet nga gjashtë anëtarë: Alban Korbi, Rezart Prifti, Fatjon Dhuli, Elena Balliu, Arjan Cukaj, Elvis Çaushi. Por para se të arrijnë në fazën e shpalljes së fituesit, pjesëmarrësit do të mentorohen nga mentorët:

Jonel Kristo është themelues i Fondit të Investimeve dhe Financave të Turizmit (TIFF). Diplomuar për Menaxhim Projektesh në MBA, punon për të identifikuar destinacionet dhe mundësitë e reja në të gjitha komunitetet që janë në interes të filozofisë së TIFF. Ai ndjek parimin se mund të bësh biznes me pak para.

Gerion Treska është pjesë e Yunus Social Business Balkans si trajner dhe mentor. Ai është përfshirë në botën e sipërmarrjes përmes iniciativave personale të ndryshme si dhe sipërmarrjeve të mentoruara.

Tom Kallanxhi është sipërmarrësi që guxoi të krijonte një startup teknologjik në Shqipëri. E nisi me Big Media Expert, e cila ka në përbërje “SHPI.AL” dhe vazhdon të rritet. Së fundi, ai ka themeluar Altropost.com, me ndikim në procesin e marketingut për të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale për qëllime biznesi.

Anisa Kadria, me një eksperiencë 8 vite në sistemin bankar, e përqëndruar në këshillimin për biznese. Ajo punon si Menaxhere e Marrëdhenieve me Bizneset, pranë Divizionit të Biznesit.

Ornela Zani është account manager në një kompani marketingu. Diplomuar për Financë, ajo punon për të krijuar strategji të suksesshme marketingu, duke kombinuar marketingun tradicional dhe atë dixhital. Sipas saj, marketingu dixhital është shpëtim për sipërmarrjen private.

Dario Rexhollari është themeluesi dhe drejtuesi i agjencisë dixhitale kreative Spontan Creative Media. Me një eksperiencë mbi 5 vjecare në fusha si marketing, shitje, multimedia dhe manaxhim, Dario vjen sërish në Startup City për të ndarë eksperiencën e tregut global dhe atë shqiptar. Aktualisht shërben si Creative Director pranë Spontan.

Arbër Çepani është diplomuar për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Universiteti ‘Aldo Moro’ në Bari të Italisë.
Arbri është shumë i përfshirë në botën e televizionit si një mikpritës i shumë emisioneve televizive. Arbri ndan aq shumë pasion për sipërmarrjen, siç bën edhe për televizionin. Ai është krijuesi i bar kafe “Komiteti”  një bar inovativ me stilin e tij unik historik.

Sonila Neçaj me më shumë se 10 vite eksperiencë pune në sektorin financiar dhe në organizata ndërkombëtare. Është specializuar në fushën e ngritjes së kapaciteve për startup-e, modelim financiar, biznes plane etj. Aktualisht po merret me disa projekte të BE-së.

Genti Selenica është bashkëthemelues në disa Start Up-ve : Wine e-Commerce Agregator App në Itali, International Shipping Service në New York, dhe BABOON. Baboon app, aplikacioni i parë profesional në Shqipëri për Food Delivery prej 3 vitesh. Sot i pranishëm në mbi 200 restorante në Tiranë, Durrës dhe ka mbi 100.000 përdorues aktivë.

Vjodi Danaj është diplomuar në Brescia të Italisë në Ekonomi dhe Menaxhim Sipërmarjesh dhe Master në Menaxhim dhe Inovacion.
Aktualisht drejtues i Departamentit të “Kerkimit, Zhvillimit dhe Inovacionit” te Agna Group, si dhe konsulent për zhvillimin e sipërmarrjeve dhe politikave ekonomike, Gjithashtu është edhe pedagog i jashtëm në Universitetin “Marin Barleti”.

Eglent Bici  ka një përvojë në tregun shqiptar të pasurive të patundshme, prej mbi 9 vjetësh dhe do t’ju ndihmojë të gjeni pronën më të mirë që i përshtatet nevojave tuaja nëpërmjet MEI Realty. Eglent Bici është një sipermarrës dhe investor në Real Estate.

Arjeta Rudha ka më shumë se 20 vite eksperiencë pune mes sektorit privat dhe atij publik. Ajo merret me ekpertizë në tregtinë ndërkombëtare, biznes plan dhe politika e projekte të zhvillimit ekonomik. Trajnere CEFE dhe aktualisht Drejtore i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik Urban në Bashkinë Tiranë.

Keti Gjipali ka mbaruar studimet për Administrim Biznesi pranë Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, si dhe është diplomuar me medalje ari në Masterin Shkencor të Marketingut nga i njejti Universitet. Falë pjesëmarrjes së saj aktive në ekosistemin e sipermarrjeve të reja në Tiranë dhe eksperiencës së saj në industri dhe kompani të ndryshme mediatike. Tani ajo drejton AGOG Marketing shpk. ,

Xhulio Mitre me eksperiencë katër vjeçare në një kompani në fushën e medias online. Aktualisht punon si Drejtor i “ikubINFO Academy”, projekt i cili lidhet me trajnimin, inovacionin dhe sipërmarrjen. Ka eksperiencë në mësimdhënie në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për të ndarë idetë dhe mendimet e tij në lidhje me modelet e biznesit ai ka krijuar një blog informues.

Deada Hyka, pjesë e profesionit të gazetarit prej 8 vitesh. Ka përfunduar studimet bachelor për Shkenca Komunikimi dhe Master për Marrëdhënie Publike, pranë Universitetit të Tiranës. Punon prej 5 vitesh në revistën Ekonomike Monitor, ku mbulon sektorë të ndryshëm të ekonomisë, por me vëmendje të veçantë ndaj modeleve të ndryshme të biznesit në Shqipëri dhe ekosistemit të start-upeve.

Engjell Rraklli është bashkë-themeluesi dhe CEO i Division5. gjatë 4 viteve të fundit, ai është marrë me biznes, marketing, burime njerëzore, marka etj. Gjithashtu, duke pasur një sfond të shkencës së kompjuterit dhe ka arritur një numër projektesh ndërkombëtare të programeve për klientët e mirë, e bën atë shumë të përjetuar në menaxhimin e projektit, ekipi kryesor, UI/ UX design dhe zbatimi.

Benson Begaj është kryetar i EESTEC LC Tirana, organizatë Europiane për studetentët e inxhinierisë dhe shkencave kompjuterike. Në të njëjtën kohë, Benson është zv/President i Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri. Së fundi, ai është zgjedhur dhe si Ambasador i Rinisë për dy vitet e ardhshme ku do të avokojë për krijimin e programeve për nxitjen e punësimit, si edhe rritjen e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimarrëse.

Erind Alickolli ka përvojë dhe eksperiencë në dizajnerin e përdoruesve me një histori të demonstruar të punës në industrinë e softuerit kompjuterik. Kualifikuar në Aftësitë Analitike, Përvoja e Përdoruesit, PHP, dhe WordPress.   U diplomua nga Universiteti Ekonomik në Tiranë, Shqipëri.

Fabiola Duro u bashkua me agjencinë dixhitale TOK në shkurt të vitit 2019, si drejtore e menaxhimit të shitjeve dhe marketingut në planifikimin, zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e të gjitha kanaleve të marketingut, programeve të promovimit të tregtisë dhe tregtisë. Fabiola është gjithashtu bashkë-themeluese e Innovation NEST, pjesë e TOK Digital Agency. Ajo ka më shumë se 15 vjet eksperiencë në industrinë e marketingut ligjor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0