Shqipëria ka startup-e kreative. Creative Business Cup vlerëson idetë më të mira

Shqipëria ka startup-e kreative. Creative Business Cup vlerëson idetë më të mira


Creative Business Cup është një kompeticion që fuqizon sipërmarrësit në industritë kreative, i lidh ato me investitorët dhe tregjet globale dhe rrit aftësitë e tyre inovative në përfitim të industrisë dhe shoqërisë.

Çdo vit, partnerët ndërkombëtarë në të gjithë botën zhvillojnë kompeticionin që nxjerr në pah idetë dhe startup-et më kreative. Organizuar nga Universiteti Marin Barleti dhe Ofiçina, këtë vit u përzgjodhën 26 startup-e nga 85 aplikime, për të vazhduar më tej garën. Shumë prej tyre ishin biznese që kanë klientë dhe operojnë prej disa vitesh në tregun vendas.

Industritë që ata përfaqësonin ishin të larmishme nga fusha e marketingut në agrikulturë dhe dukshëm mund të themi që Shqipëria ka të rinj të talentuar dhe me ide kreative.

“Ky është viti më i mirë i këtij kompeticioni, i cili na njohu me inovacione që i shërbejnë jo vetëm tregut tonë por edhe atij ndërkombëtar. Pjesëmarrja ishte më e lartë, pra dyfish krahasuar me vetëm 12 startupe vitin e kaluar,” thotë për Business Mag Arjan Ymeri, Drejtues i Ofiçina.

Finalja e Creative Business Cup do të mbahet ne Kopenhagen, ku projekti fitues i çmimit të parë do të përfaqësojë Shqipërinë mes 200 startup-eve të huaja. Qeveria daneze ofron gjithashtu një çmim për fituesit, të cilët do të inkubohen në një nga akseleratorët më të mirë në Danimarkë.

Rruga nga të qenit një sipërmarrës për t’u bërë një kompani në rritje është më sfiduese në industritë krijuese se sa për sipërmarrësit në çdo sektor tjetër.

Ajo që e bën të veçantë këtë garë është përfaqësimi në grup dhe mosha e re e pjesëmarrësve.

“Nuk mund të jesh vetëm për të çuar para një startup. Nevojitet bashkëpunim ku secili pjesëtar i grupit shfaq dhe kontribuon me aftësitë e tij,” thotë Arjan Ymeri.

Juria e përfaqësuar nga Jetona Myteveli Koordinatore Kombëtare në projektin IDEA, Steven Kelly i vetmi investitor ëngjëll në Shqipëri, Flutura Veiti drejtuese e një kompanie konsulence, Sokol Vladi drejtor i Microsoft, ofruan mbështetje në mentorim apo facilitete të tjera të nevojshme për zhvillimin e projekteve që nuk u vlerësuan me çmim.

Kriteri kryesor për të qenë fitues në Creative Business Cup është një produkt që i përshtatet çfarëdo lloj tregu në botë. Përkatësisht këto ishin startup-et fituese:

Çmimi i tretë: Days off, një aplikacion që ju njeh me ditët pushim në vende të caktuara. Ti paguan për të parë aktivitetet që zhvillohen në ditët e pushimit në vendet që t’i zgjedh. Grupi është drejt finalizimit të një Beta version. Për të zhvilluar aplikacionin e tyre ata fituan dhe një zyrë pranë Dutch Hub.

Çmimi i dytë: Osiria është një learning management system, i cili lejon universitetet të menaxhojnë proceset brenda sistemit akademik. Produkti ishte i avancuar dhe do të shitet për universitetet shqiptare, por jo vetëm. Prej një viti e gjysmë Universiteti Polis e ka blerë dhe operon me këtë platformë e ndërkohë po testohet dhe në universitete të tjera.

Çmimi i parë: TrinityWiz është një mundësi e shkëlqyer për çdo kompani që shpenzon kohë dhe para të konsiderueshme në reklamat online dhe vetëm do të përmirësohet. Ai ju ndihmon në fushatat tuaja në Facebook ose Instagram, duke ofruar një Sistem Njoftues së bashku me Raportet e Përditshme dhe Javore të Email-it. Krahas çmimit prej 3000 eurove ekipi fitues do të marrë pjesë në finalen globale në Kopenhagen më 1-2 korrik 2019.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0