Inovation Nest, drejt lidhjes së startup-eve me investitorë engjëj - Business Magazine Albania

Inovation Nest, drejt lidhjes së startup-eve me investitorë engjëj


Keni dëgjuar për Inovation NEST?! Një nismë e themeluar nga të rinj në fushën e inovacionit. Fabiola Duro dhe Erind Aliçkolli, sjellin për të parën herë në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Rrjetin e Engjëjve të Biznesit, të quajtur “Innovation NEST (IN)– Foleja e Inovacionit me qendër në Tiranë, si një ndër projektet më të rëndësishme të kompanisë dixhitale, TOK Digital Agency.

Në Tiranë, ekipi IN përbëhet prej 17 profesionistëve, të cilët përfshijnë në kurrikulat e tyre, risi, kulturë, diversitet dhe dashuri për të gjitha gjërat e reja.

Innovation NEST është një nga fondet e ardhshme e dedikuar për çdo sipërmarrje inovative dhe investitorët në të gjithë sektorët, të cilët përmisojnë qëndrueshmërinë dhe cilësinë e ekosistemit të jetës sonë.

Duro shprehet se është momenti më i mirë për ata që duan të ndërtojnë një shtëpi për idetë më të mira të biznesit dhe kreativitetit në shekullin e transformimit dixhital, duke i vendosur përballë investitorëve për t’i bërë këto ide të aplikueshme për tregun tonë. Në këtë këndvështrim, nuk krijohen vetëm kompani të reja dhe inovative, por trasfromojnë cilësinë, konkurrueshmërinë dhe natyrshëm hapin vende të lira pune në kompani cilësore që kanë emërues të përbashkët: inovacionin.

Rrjeti i Engjëjve të biznesit për rajonin e Ballkanit, është një rrjet unik. Është një thirrje e hapur për të gjithë sipërmarrësit e rinj, gratë sipërmarrëse dhe idetë më të mira të biznesit. Ai mirëpret këdo për t’u lançuar, trajnuar, rritur, investuar për të përmirësuar aftësitë dhe për të ndryshuar jetën në eficiencën dhe përmirësimin e ekosistemit të jetës sonë, për të qenë pjesë e një procesi të transformimit dixhital.

Duro tregon se, “IN ka kanalizuar të gjitha përpjekjet e saj me stafin për të shtyrë inovacionin në një hapësirë ​​më të përgjegjshme, të qëndrueshme, ndaj dhe mirëpret këdo që dëshiron të ndajë vizionin dhe synon të krijojë një ndryshim rajonal dhe pse jo global. Ndaj IN ka në misionin e saj, të gjejë një mënyrë për t’i sjellë të gjitha këto ide në jetë, duke krijuar platformën e duhur që do t’i mbështesë idetë më të mira në investime konkrete”.

Brezi i ardhshëm, fëmijët aktualë, do të marrin atë çfarë po ofrohet aktualisht: qëndrueshmëri dhe inovacion për një jetë dhe ekosistem sa më të mirë, si dhe të udhëheqë krijimin e një të ardhmeje më të mirë.

Inovacioni NEST pritet të sigurojë së shpejti sfidën e transformimit dixhital të sipëmarrjeve duke rritur nivelin e bashkëpunimit ndërmjet ideve më të mira të biznesit, startup-eve, SME’ve dhe investitorëve ballkanikë.

IN, në tre vjet pritet të sjellë së bashku mbi 3500 pjesëmarrës nga rajoni i Ballkanit, duke përfshirë mbi 150 ide fillestarë, mbi 20 investitorë ballkanikë dhe investitorë nga e gjithë bota, nga mbi 35 vende të ndryshme, të gjithë rrjet i një aplikacioni kushtuar rrjetit të engjëjve të biznesit të IN.

Rrjeti do të sjellë themelues dhe CEO të kompanive të teknologjisë më inovative në botë, Europë dhe rajon. Promovon fillimet e sipërmarrjeve më premtuese të reja, investitorët me ndikim dhe gazetarët kryesorë, startup-e me rritje të shpejtë në një festë dyditore, duke përfshirë inovacionin e teknologjisë, stilit të jetës, aplikacioneve, ekspozitën e produketeve dhe shërbimeve me inovative të markave ndërkombëtare dhe kombëtare. Aktiviteti pritet të zhvillohet në Tiranë me 24 dhe 25 Tetor 2019.

IN është një përshpejtues i Inovacionit në rajon, duke parë vështirësitë që hasin sipërmarrjet e reja në tregjet ballkanike. Në një event dy ditor do të ketë më shumë se 50 marka ndërkombëtare, CEO-t dhe investitorët më të mirë, të cilët pritet të mbështesin inovatorët më të mirë që të ndodhë ndryshimi kur ndryshimi është i vështirë.

Në çdo fundviti, IN Fest është një mbledhje epike e më shumë se 1500 personave në dy ditë nga më shumë se 35 shtete.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0