BetaPitch Tirana shpall fituesin

BetaPitch Tirana shpall fituesin


BetaPitch Tirana, eventi i cili ju dedikohet sipërmarrësve të rinj, startup-ve të cilët janë të fokusuar në fushën e teknologjisë, mbylli me sukses rrugëtimin e tij edhe këtë vit. Instituti Adriapol dhe Universiteti Marin Barleti në bashkëpunim me BetaHouse në Berlin, ishin ata të cilët bënë të mundur organizimin e këtij aktiviteti në Tiranë për të katërtin vit.

Idetë pjesëmarrëse ishin jo pak të njohura për publikun, pasi shpesh janë pjesë të startup-ve të ndryshme që mbahen në Tiranë. Këtë vit fituese u shpall ideja “Like Sad E-bike”, ide e cila konsiston me dhënien me qera të biçikletave elektrike. Krijuesi i këtij startup, Sadi Lika do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e madh BETA Pitch që do të mbahet në Berlin.

Juria ishte e përbërë nga figura të njohura si: Viven Duong, Kushtrim Shala, Arbër Çepani, Albana Pelinku dhe Suzana Guxholli. Aplikuan 14 startup-e dhe vetëm 12 prej tyre arritën të jenë konkurentë.

Lexo: Vjen për të katërtin vit radhazi BETAPITCH Tirana 2019

 “Qëllimi është që ne të bëjmë një network, t’ju mundësojmë startup-ve ndërkombëtarizim dhe të bashkëpunojnë me tregjet e jashtme. Përveç anës monetare, fakti që shkojnë në një vend si Berlini është mirë për këdo. Atje kanë mundësi të takojnë ëngjëj biznesi dhe partnerë për idetë e tyre”. 

Të gjithë konkurentët janë mentoruar për dy ditë me radhë, nga një juri diverse dhe nga sipërmarrës të rinj të suksesshëm. Një falenderim organizatorët kanë për të gjithë ekosistemet që mbështesin gjithmonë startup-e të reja në vend.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0