10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania

10 startup-et fituese të programit të akselerimit në Uplift Albania


I themeluar për të mbështetur ekosistemin e startup-eve në Shqipëri, Kosovë dhe Rajon, akseleratori inovativ Uplift Albania, i cili vjen në Shqipëri falë partneritetit me shtëpinë botuese ICTSmedia, përzgjodhi në ditën e Shtunë, data 9 Nëntor 2019, startup-et fituese të cilat do të ndjekin programin 6-javor të akselerimit me mundësinë për të rritur biznesin e tyre edhe ndërkombëtarisht.

Selection Bootcamp ishte takimi i parë zyrtar mes startup-eve konkurrente, mentorëve, investitorëve, ekspertëve të teknologjisë dhe bizneseve vendase, rajonale dhe botërore.

Enchele, Dua.com. Plexusvr, Moovy Food, Te Pema, Ipervox, Amargi, iAvokat, GameOn dhe Jiroo janë startup-et e para të Uplift Albania dhe do të nisin programin e akselerimit më 11 nëntor 2019.

Startup-et e përzgjedhura janë të fokusuara në zhvillimin e produkteve teknologjike të energjisë dhe automatizimit si Enchele, një platformë lojërash dhe sportesh elektronike me 50 mijë vizita në muaj si GameOn dhe një platformë dixhitale ligjore, e cila ofron shërbime dhe kontrata për bizneset, si iAvokat.

TePema është një kompani e cila ofron zgjidhje të “gjelbërta” dizajni ndërsa Amargi përfaqëson një markë shqiptare të dizajnit të veshjeve moderne. Jiroo është një platformë ku njerëzit dhe bizneset mund të marrin me qira automjete dhe Moovy Food kërkon të transformojë mënyrën sesi njerëzit ushqehen. Platforma Dua.com u dedikohet meshkujve dhe femrave single në kërkim të një partneri dhe me pleXusVr  ju mund të gjeni emocion në një lojë. Ipervox vjen me misionin për të thyer barrierën mes krijuesve të përmbajtjeve dhe platformave zanore si Amazon Alexa.

Lexoni: Uplift Albania, një akselerator Europian për startup-et inovative të rajonit

Mëse 50 aplikime kanë mbërritur nga 6 vende të rajonit dhe 9 industri të ndryshme pranë Uplift Albania, ku 20 prej tyre ishin të ftuar në Selection Bootcamp.

Në pjesën e parë të ditës ata prezantuan skuadrën dhe idenë e tyre në vetëm 90 sekonda kohë, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen e mentorëve dhe investitorëve.

Bootcamp-i vazhdoi me workshop-in e fokusuar në “Lean Canvas” nën udhëheqjen e Martin Kujan dhe Tomas Penxa, ekspertë të jashtëm me eksperiencë shumëvjeçare në Europën Qendrore.

Pas workshop-it, secili startup kishte gati modelin e biznesit të realizuar, të cilin e përdorën si referencë të rëndësishme në fazën tjetër: mentorim 1-1.

Gjatë kësaj faze të Bootcamp-it, secili startup kishte 15 minuta në dispozicion për t’u takuar me mentorë, ekspertiza e të cilëve mund t’ju përgjigjej nevojave të startup-it.

Finalizimi i Bootcamp ishte “The Final Pitching”. Momenti kur startup-et, falë punës në workshop dhe takimeve me mentorët, kishin të finalizuar prezantimin e tyre.

Në final pitching, ata patën vetëm 5 minuta në dispozicion për të bindur mentorët t’i përzgjedhin si pjesë të programit 6-javor të akselerimit. Vendimi për më të mirët ishte i vështirë pasi në sallën e Selection Bootcamp të Uplift Albania kishte padyshim shumë talent, punë, përpjekje dhe ide të provuara se mund të kthehen në realitet.

Edhe pse vetëm 10 prej tyre ja dolën të bëhen pjesë e programit të akselerimit, të gjithë dolën fitues nga ky bootcamp.

Të gjithë arritën të takoheshin e të shkëmbenin kartëvizitat e tyre me investitorët e ekspertët e industrisë, të gjithë arritën të gjenin përgjigje për pikëpyetjet e biznesit të tyre dhe të gjithë janë tashmë më të sigurtë dhe gati për një second batch në Uplift Albania, pasi për të gjithë ky ishte vetëm fillimi i rrugëtimit të tyre.

Ndërkohë, 10 fituesit e programit të akselerimit do të nisin takimet dhe trajnimet javore me mentorët përkatës që prej ditës së nesërme, 11 nëntor 2019. Një rrugëtim që pritet të jetë sa motivues edhe sfidues dhe që premton startup-e të gatshme të konkurrojnë me më të mirët në tregun global.

Lexoni: Çfarë kanë të përbashkët akseleratorët e suksesshëm?

Startupet që janë pjesë e Uplift Albania, i pret një program akselerimi me 50+ ekspertë të industrisë, sipërmarrës të suksesshëm në Europë dhe investitorë ballkanik në ditën e prezantimit Demo-Day që do të mbahet më 20 janar, dy ditë pas vlerësimit të progresit të arritur prej tyre më 18 janar.

Uplift Albania nuk investon në mënyrë direkte në kompani. Duke u bërë pjesë e tij, startup-et mund të përfitojnë deri në 50,000-euro investim përmes partnerëve ose 3,000-euro çmim për ekipin më të mirë.

Mëse 21 mentorë dhe investitorë si Peter Kolesar, Jaroslav Luptak, Michal Laco, Eva Simekova, Mary MacPherson, Martin Kujan, Tomas Penxa, Andrej Petrus, Jules Banning, Igor Madzov, Marek Lavcak, Milan Steskal, Ladislav Kossar, Shkelzen Marku, Patrik Fetahaj, Rafaela Rica, Diana Xhumari, Egzon Halili, Erëmal Bajrami, Arjodita Mustali dhe Marin Gjonaj do të asistojnë dhe investojnë në startup-et që do të bëhen pjesë e Uplift Albania.

Uplift është një akselerator i njohur në Sllovaki dhe në Europën Qendrore, themeluar për të mbështetur ekosistemin e startup-eve.

Uplift Albania nisi rrugëtimin në tetor duke hapur aplikimet për të gjitha startup-et që dëshironin të zgjeronin biznesin e tyre ndërkombëtarisht dhe të përfitonin ekspertizën e mentorëve dhe sipërmarrësve më të suksesshëm të Europës Qendrore. Aplikimet qëndruan të hapura deri më 3 nëntor 2019, ora 23:59.

Startup-et shqiptare dhe rajonale të shndërruara në kompani dhe që kanë arritur njohje dhe sukses ndërkombëtar kanë shumë pak qasje tradicionale ndaj biznesit, e cila ende mbetet predominuese në Shqipëri dhe rajon. Uplift Albania është një mundësi e artë për ato startupe të cilat kërkonin njohje të aspiratave të tyre të merituara dhe potencialit inovativ të rajonit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0