Çfarë kanë të përbashkët akseleratorët e suksesshëm? - Business Magazine Albania

Çfarë kanë të përbashkët akseleratorët e suksesshëm?


Përveç se janë disa nga kompanitë më të suksesshme Amerikë, DropBox, Reddit, Uber dhe Airbnb ndajnë dhe diçka tjetër të përbashkët. Këto kompani kanë qenë pjesë e akseleratorëve startup. 

Përshpejtuesit startup ndihmojnë kompanitë e reja me strategji dhe mënyra për t’u rritur sa më shpejt. Në Amerikë ka 172 akseleratorë në 35 shtete dhe numri i tyre është dyfishuar çdo dy vjet duke filluar nga 2008. Akseleratorët amerikanë kanë investuar në 5000 kompani të ndryshme me një shumë totale rreth $2 miliard.  Këto kompani kanë marrë mbi $17 miliard investim gjatë përiudhës pas akselerimit.

Programet e përshpejtimit të sipërmarrjeve të reja zgjasin për një periudhë 3 deri në 6 muaj. Programi përfshin mentorim, rrjetëzim, takim me investitorë dhe gjetjen e tregut. Deri tani nuk është gjetur ndonjë lidhje midis kohës së kaluar në një akselerator dhe suksesit që ka biznesi pas këtij programi. Ndër përshpejtuesit më të njohur në SH.B.A janë Y Combinator, Tech Stars dhe 500 Startups.

Këto programe mund të jenë të efektshme në rritjen e sipërmarrjeve të reja, për të arritur qëllimet e tyre më shpejt. Ka një dallim të madh ndërmjet përshpejtuesve më të mirë dhe atyre mesatarë. Sipërmarrjet e reja që marrin pjesë në përshpejtuesit më të mirë si Tech Star apo 500 Startups, e kanë më të lehtë për të gjetur klientë, investitorë  dhe për të pasur një zhvillim të qendrueshëm.

Më poshtë mund të gjeni tre elementë që e bëjnë një akselerator të suksesshëm:

1. Mësuesit janë të rëndësishëm 

Akseleratorët e suksesshëm duhet t’ju japin mundësinë për të bashkëpunuar me mentorë të kualifikuar gjatë programit.

2. Mësoni nga problemet 

Programet e përshpejtimit të sipërmarrjeve të reja duhet ta bëjnë të ditur që në fillim mundësinë e mosmarrveshjeve që mund të lindin midis mentorëve, themeluesve të kompanisë dhe investitorëve. Këto mosmarrëveshje duhet të shihen si mundësi për të mësuar dhe për t’u rritur.

3. Rrjetëzimi 

Akseleratorët duhet të ndërtojnë një kulturë dhe një rrjet njohjesh që do të zgjasin gjatë gjithë jetës së sipërmarrjeve të reja. Përshpejtuesit që nuk kanë sukses, ju mungon një vizion dhe vetëm sa marrin shembuj të gatshëm nga akseleratorët e tjerë. Në Sh.B.A përshpejtuesit e sipërmarrjeve kanë një rol kyç, për shkak se sipërmarrja shihet si një rrugë mjaft e mirë për të rritur ekonominë dhe shtuar numrin e të punësuarve.

/INC/

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0