StartUp Live Tirana shpall fituesit

StartUp Live Tirana shpall fituesit


Për të tetin vit radhazi u organizua eventi StartUp Live Tirana. Qëllimi i këtij kompeticioni tre ditor është kthimi i idesë në biznes real. Të rinjtë patën mundësi të takojnë mentorë dhe ekspertë nga industria e Startup-eve dhe në fund të prezantojnë idetë e tyre para  një jurie të përzgjedhur.

Gjatë fundjavës u bë prezantimi i ideve të biznesit, mentorimi nga mentorët si dhe ndarja e çmimeve. Në event u ndanë 8 çmime, ku secili fitues përfitoi mundësinë e hapësirave co-working, konsulencë financiare e ligjore, hostim web dhe shërbime marketingu të dedikuara. .

Fituese e StartUp Live Tirana u shpall ideja e quajtur “Papagalli”. Fituesit e kësaj ideje ishin Orkida Pjetërnikaj, Enxhi Gjeci, Matilda Marku dhe Kevin Çekani. Kjo ide konsiston me krijimin  e një aplikacioni, i cili u vjen në ndihmë fëmijëve të shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe u mundëson leximin e përrallave në shqip.
Fituesit e vendit të parë, u shpërblyen me dy bileta për në Pionieers’20 me vlerë 1500 euro mundësuar nga Pionieers Venure dhe gjithashtu çmimin e Fondacionit Ivanaj i cili ofron për fituesit një ambient zyre për 6 muaj falas, si dhe një paketë këshilluese ligjore dhe financiare në këmbim të kapitalit Vendi i dytë fitoi një Financing Workshop të mundësuar nga CONDA. . Çmime të tjera përfshinin një program akselerimi nga Albanian Foundation Accelerator. . Agog Marketing ofroi konsulencë në marketing online. KompaniaDivision 5ofroi Web Domain & Hosting dhe Intership pranë zyrave të tyre.

Lexo: Startup Live Tirana, në kërkim të ideve të reja të biznesit nga i gjithë rajonit

Përgjatë fazës së mentorimit pjesëmarrësit u konsultuan me profesionistë të fushave të ndryshme si: Entela Bodinaku, Engjëll Rrakilli, Shkëlzen Marku, Sonila Neçaj, Keti Gjipali, Alban Duka, Gerion Treska, Ervin Kalemi, Amir Esmaeilakhtar dhe Besmir Kupthi.

Organizatorët shprehen se të gjithë pjesëmarrësit shfaqën emocion gjatë ditëve të eventit. “Gjithçka shkoi më së miri edhe këtë vit”, – shprehen ata. Të rinjtë shqiptarë kanë potencial dhe e meritojnë përkrahjen dhe mbështetjen për të zhvilluar këtë potencial. “Kontaktet që krijohen dhe eksperienca janë ato që mbeten në fund të çdo eventi”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0