Ja cilat janë detyrat që CEO-t nuk do të delegonin asnjëherë - Business Magazine Albania

Ja cilat janë detyrat që CEO-t nuk do të delegonin asnjëherë


“Komunikimi i lajmeve të këqija. Kur bëhet fjalë për aspekte të biznesit që nga dështimet, tek performanca e keqe, pushimi nga puna i dikujt dhe shumë të tjera edhe pse ne duam t’i fuqizojmë njerëzit tanë nuk ua delegojmë kurrë atyre këto detyra. Preferojmë që ata t’i dëgjojnë lajmet e këqija nga CEO-ja e tyre. Kjo iu jep njerëzve tanë një ndjenjë se ka udhëheqje në krye dhe se ne nuk largohemi nga gjërat sfiduese.”

Ahmass Fakahany CEO, Altamarea Group (ushqime & pije)

63% rritje 3-vjeçare

Të ardhura prej 65.7 milionë $ nga 2015

“Disa njerëz punësojnë formulatorë për markat e tyre. Kjo është diçka që kurrë nuk do ta delegoja. Unë jam i përfshirë thellë në formulimin e çdo produkti, në të gjitha aspektet dhe mendoj se kjo shkon së bashku me mbajtjen e qëndrueshmërisë së markës dhe jo duke lejuar që dikush të dobësojë impaktin që ka marka në një kompani.”

Doug Miller CEO, Core Nutritionals (shëndetësore)

407% rritje 3 vjeçare

2.3 milionë $ të ardhura nga 2015

Çfarë thotë Eksperti …

“Kur i jepni përparësi asaj që delegoni, pyesni veten, cilat aftësi tejkalojnë tuajat në një fushë të caktuar. Më pas pyesni veten se çfarë iu pëlqen të bëni më së shumti. Çfarë ju emocionon? Nëse keni katër ditë pushim, ku do ta kalonit kohën tuaj kur askush nuk do iu kërkonte? Delegoni gjërat që ju pëlqejnë më së paku njerëzve që kanë aftësi për t’i trajtuar ato. Shtrohet pyetja ‘Çfarë di të bëj më së miri?’ Drejtuesit e mëdhënj ndajnë të gjithë një tipar: një gatishmëri për të qenë vulnerabël. Ata vetë janë të vetëdijshëm se në çfarë fushash janë më të mirët dhe në çfarë fushash jo. Përqëndrohuni në atë që jeni më të mirët dhe delegojeni pjesën tjetër. Është një kombinim i aftësisë për të njohur dhuratat dhe talantet tuaja plus dhuratat dhe talentet e ekipit tuaj. ”

Jason Hanold CEO, Hanold Associates (burimet njerëzore)

87% rritje 3 vjeçare

5.3 milionë $ të ardhura nga 2015

“Mirënjohja. Nëse mund të falënderoj dikë për një punë të mirë, kjo bën një diferencë të madhe kur vjen nga unë sesa t’i them menaxherit të tij/saj për ta falenderuar atë person për mua.”

John Stires Bashkëthemelues, Brooklyn Winery (ushqim dhe pije)

95% rritje 3-vjeçare

5.2 milionë $ të ardhura nga 2015

“Kontrollimi i menaxhimit të nënshkrimeve dhe menaxhimi i parave.  Çdo javë, unë kontrolloj paratë cash, llogaritë e pagueshme, llogaritë e arkëtueshme, porositë në pritje, porositë e dërguara dhe porositë e faturuara. Nëse e shoh këtë, unë e kuptoj nëse kam një biznes që është në telashe apo një biznes që po rritet. ”

Tracy Holland CEO, Hatchbeauty (produkte dhe shërbime të konsumit)

530% rritje 3 vjeçare

59.1 milionë $ të ardhura nga 2015

Po ju çfarë nuk do të delegonit asnjëherë?

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0