Ja çfarë kanë studiuar CEOt e 11 kompanive më të suksesshme - Business Magazine Albania

Ja çfarë kanë studiuar CEOt e 11 kompanive më të suksesshme


Nëse dëshironi të jeni CEO i një kompanie të fuqishme, zgjedhja e duhur për kolegjin është një moment shumë i rëndësishëm për të filluar.

Ne hodhëm një sy në drejtuesit e 11 kompanive kryesore në Fortune 500 të këtij viti dhe në përgjithësi, secili prej tyre u diplomua në një fushë të lidhur drejtpërdrejt me industrinë e punëdhënësit të tyre të ardhshëm. Dhe pothuajse të gjithë CEO-të kanë marrë arsimin pasuniversitar pas marrjes së diplomës së tyre bachelor.

Lexoni: Çfarë duhet të studioni në universitet nëse doni të bëheni një miliader

Business Magazine ju sjell në këtë artikull 11 CEOt me diplomën e tyre universitare.

  1. Steven Collis — AmerisourceBergen

AmerisourceBergen vlen rreth 17.31 miliardë $.

Bachelor në Tregti – Universiteti i Witwatersrand

  1. James Hackett — Kompania Ford Motor

Ford Motor Company vlen rreth 46.65 miliardë $.

Bachelor në Financë – Universiteti i Michigan

  1. Randall Stephenson — AT&T

AT&T vlen rreth 212.54 miliardë $.

Bachelor në Kontabilitet – Universiteti Central Oklahoma

Master në Kontabilitet – Universiteti Central Oklahoma

  1. Mary Barra — General Motors

General Motors vlen rreth 61.64 miliardë $.

Bachelor në Inxhinieri Elektrike – General Motors Institute

Master në Administrim Biznesi – Universiteti Stanford

  1. Larry Merlo — CVS Health

CVS Health Corp. vlen rreth 71.18 miliardë $.

Bachelor në Farmaci – Universiteti i Pittsburgh

  1. David Wichmann — UnitedHealth Group

UnitedHealth Group vlen 202.57 miliardë $

Bachelor në Kontabilitet – Illinois State University

  1. John Hammergren — McKesson

McKesson vlen rreth 29.41 miliardë $.

Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Minesotës

Master në Administrim Biznesi – Xavier University

  1. Darren Woods — ExxonMobil

ExxonMobil vlen 339.55 miliardë $.

Bachelor në Inxhinieri Elektrike – Universiteti A&M në Texas

Master në Administrim Biznesi — Northwestern University

  1. Tim Cook — Apple

Apple vlen rreth 871.85 miliardë $.

Bachelor në Inxhinieri Industriale – Universiteti Auburn

Master në Administrim Biznesi – Universiteti Duke

  1. Warren Buffett — Berkshire Hathaway

Berkshire Hathaway vlen rreth 443.69 miliardë $.

Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Nebraska

Master në Ekonomi – Universiteti Columbia

  1. Doug McMillon — Walmart

Walmart vlen rreth 228.28 miliardë $.

Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Arkansas

M.B.A. në financë – Universiteti i Tulsa

Lexoni: ÇFARË BËNIN NË ADOLESHENCËN E TYRE NJERËZIT MË TË SUKSESSHËM NË BOTË?

burimi: BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0