Ja çfarë duhet të mbani mend kur shkoni në takimin e parë të punës - Business Magazine Albania

Ja çfarë duhet të mbani mend kur shkoni në takimin e parë të punës

Përshtypjet e para janë të rëndësishme. Megjithatë kjo nuk është e vetmja gjë që krijon një reputacion të mirë në vendin e punës. Ka disa rregulla që duhet të ndiqen. Zbatojini ato drejtë, dhe ju do të krijoni marrëdhënie shumë më të lehtë me shokët, klientët dhe eprorët. Bëjini ato gabim, dhe ju do jeni gjithmonë lojëtari rezervë.1.Përgatituni para një takimi

Për të organizuar takime produktive, nga kudo që të ndodheni, kushtojani 10 minutat e para shqyrtimit dhe komentimit të pikave dhe ideve të propozuara të rendit të ditës.

Ju mund t’i ngarkoni në një shared drive, në mënyrë që të gjithë të mund t’i lexojnë. Kjo qasje do t’ju kursejë kohë dhe t’i bëni takimet më efikase. Kërkimet tregojnë se kur të gjithë janë “në të njëjtën faqe” përpara një takimi krijohet një lloj ndjenje “skuadre”, e cila është një element thelbësor i produktivitetit.

2. Mësoni të thoni “jo”

Sipas disa studimeve, të mësoni të thoni “jo” ju lejon të reduktoni në minimum detyrimet dhe të përqendroheni më mirë. Përveç kësaj, ata që kanë vështirësi të thonë “jo”, kanë më shumë gjasa të përjetojnë stres, burnout, madje edhe depresion. I ndjeri Steve Jobs, i cili ishte një përkrahës i madh i kësaj strategjie, dikur tha:

Njerëzit mendojnë se përqendrim do të thotë të thuash “po” ndaj diçkaje në të cilën doni të fokusoheni. Por nuk është kështu. Nënkupton t’u thuash “jo” qindra ideve të tjera të mira që ekzistojnë. Duhet të zgjidhni me kujdes. Në të vërtetë jam krenar si për gjërat që nuk kemi bërë, edhe për ato që kam bërë.

3. Gjeni kohë për të shkëputur prizën nga puna

Një fije që lidh thuajse të gjithë sipërmarrësit e suksesshëm është produktiviteti.

Por ndërkohë që disa sipërmarrës angazhohen duke punuar gjatë gjithë orëve të ditës, shumë themelues të teknologjisë po përqafojnë zbulimet e fundit shkencore që tregojnë për përfitimet e shkëputjes nga pajisjet pas punës. Me fjalë të tjera, dinë se kur duhet të jenë “on”, por edhe se kur duhet të shkëputen për të shijuar kënaqësitë e tjera të jetës, larg teknologjisë.

Disa mënyra për t’u shkëputur nga teknologjia përfshijnë ecjet në natyrë, kopshtaria, dëgjimi i muzikës së preferuar. Duke i dhënë kohë vetes për t’u shkëputur dhe për t’u ripërtërirë është pjesë e rëndësishme e shftytëzimit të fuqisë së produktivitetit./INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0