I keni parë ato fotografi të Papa Françeskut të veshur me një “pallto gjigante të bardhë”? Bëhet fjalë për fotografi që janë bërë virale në platformat e mediave sociale si Reddit dhe Twitter gjatë dy ditëve të fundit. Por, imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut që thuhet se ‘kanë futur në grackë’ shumë njerëz janë krejtësisht të rreme.
Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të gjenerojë imazhe të rreme jashtëzakonisht realiste.
Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter gjatë fundjavës, ku shumica e njerëzve dukej se mendonin se ishin të vërteta.
Lexo: rritet varësia kronike e fëmijëve nga mediat sociale
Kohett e fundit, Midjourney është përdorur për të krijuar imazhe të arrestimit të ish-presidentit Donald Trump.
Dhe imazhi i rremë i Papës thuhet se mashtroi shumë njerëz, përfshirë influencuesin e ekstremit të djathtë Ian Miles Cheong, i cili shkroi në Twitter: “Papa është një ikonë e modës”. yahoo
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto